☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 29 July 2026
S&P 500 7,429 ▲0.21%
DOW 52,747 ▲1.03%
NASDAQ 24,877 ▼0.22%
NAFTA 82.13 ▲3.62%
ARI 4,021 ▼0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $64,012 ▲ +0.52% ETH $1,922 ▲ +1.88% XRP $1.0730 ▲ +0.9% SOL $74.0200 ▼ -0.07%
S&P 500 7,429 ▲0.21 % DOW 52,747 ▲1.03 % NASDAQ 24,877 ▼0.22 % NAFTA 82.13 ▲3.62 % ARI 4,021 ▼0.44 % S&P 500 7,429 ▲0.21 % DOW 52,747 ▲1.03 % NASDAQ 24,877 ▼0.22 % NAFTA 82.13 ▲3.62 % ARI 4,021 ▼0.44 %
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057
29 Jul 2026
Breaking
Politika

Eksperti ndërkombëtar këshillë Erjon Veliajt: Përshtatuni, mos Kopjoni

Këshilltari i disa kryetarëve të bashkie në botë, eksperti Gil Penalosa mbajti një konferencë në Tiranë për të përcjellë eksperiencat e tij për shtimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytetin shqiptar.

Drejtues i Agjencisë së Parqeve në Bogota ka një këshillë:

“Ju mund të thoni se Tirana nuk ka gjë të ngjashme me Bogotanë dhe Nju Jorkun. E di që ju jeni unikë, kështu që dëgjoni çfarë po ju them unë: përqendrohuni te të tjerët, por mos kopjoni. E dimë që jeni unik, çdo rrugë e Tiranës është unike në vetvete, ndaj mos kopjoni, por përshtatuni që të mos bëni të njëjtat gabime që kanë bërë qytetet e tjera. Por, këtë duhet ta bëjmë shpejt, duhet të ecim shpejt në Tiranë”, tha Penalosa.

Ai  shprehu nevojën për krijimin dhe përdorimin e parqeve dhe rrugëve si ambiente sociale, si dhe lëvizshmërinë e qëndrueshme.

 “Ky është një qytet vërtet i mrekullueshëm, por gjithashtu ka qenë një qytet mbytës nga makinat. Më pëlqen shumë ideja që të kemi një ditë pa makina, në Kolumbi ne kemi 1 ditë pa makina 1 herë në vit. Asnjë makinë, në të gjithë qytetin, 1 qytet me 8 milionë persona. Këtu në Tiranë njerëzit që shkojnë me makinë harxhojnë 25-30% të të ardhurave të tyre për transportin dhe kufizimi i tyre do të ndihmonte në shumë këndvështrime, do të na ndihmonte të takonim njerëzit, do të na ndihmonte që fëmijët të lidheshin me natyrën, me nënën, babain”, tha Penalosa.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili mori pjesë në këtë takim, tha se filozofia e Penalosës për zhvillimin e qyteteve është ajo për të cilën ka nevojë edhe Tirana. Sipas Veliaj, qyteti e ka kaluar fazën e tij të emergjencës, ndaj tashmë duhen ndërhyrje që sjellin ndryshime afatgjatë në jetën e qytetarëve.

“Tani duhet të shkojmë në një nivel tjetër, si të konceptojmë jo më Tiranën e emergjencave të këtyre 10 muajve të fundit, por Tiranën e ëndrrave që duam të menaxhojmë në vitet në vazhdim. Miku që kemi ftuar sot ka qenë drejtues i Agjencisë së Parqeve në Bogota. Historitë e suksesit të Bogotasë, që cilësohet si një nga qytetet më të mirëmenaxhuara në të gjithë hemisferën perëndimore, besoj se do të na frymëzojnë edhe këtu në Tiranë, por mbi të gjitha secilën prej agjencive tona do ta fuqizojnë me ide konkrete se si mund të transformohet qyteti”, tha Veliaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.