☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,728 ▲0.67%
DOW 52,416 ▲0.1%
NASDAQ 26,509 ▲1.3%
NAFTA 99.73 ▼1.99%
ARI 4,073 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,656 ▲ +0.69% ETH $2,342 ▲ +1.02% XRP $1.3245 ▲ +2.14% SOL $101.1100 ▲ +0.41%
S&P 500 7,728 ▲0.67 % DOW 52,416 ▲0.1 % NASDAQ 26,509 ▲1.3 % NAFTA 99.73 ▼1.99 % ARI 4,073 ▲0.86 % S&P 500 7,728 ▲0.67 % DOW 52,416 ▲0.1 % NASDAQ 26,509 ▲1.3 % NAFTA 99.73 ▼1.99 % ARI 4,073 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Arte

Ekspozitë muzeale në 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë “Pajtore e Shqipërisë”

Në Shkodër u hap një ekspozitë muzeale me karakter historik dhe shpirtëror, për të shënuar 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë “Pajtore e Shqipërisë”.

Ceremonia solemne e hapjes u zhvillua në ambientet e Bazilikës së Nënës së Këshillit të Mirë, me pjesëmarrjen e Kardinalit Roland Makrickas, përfaqësuesve nga Bazilika Papnore e Santa Maria Maggiore, si dhe autoriteteve fetare dhe civile.

Kardinali Roland Makrickas vlerësoi rëndësinë ndërkombëtare të Bazilikës dhe lidhjen e saj me Zojën e Këshillit të Mirë, duke theksuar respektin dhe nderimin që kjo shenjtore ka marrë ndër shekuj dhe përkushtimin e besimtarëve, veçanërisht të martirëve të kishës.

Rektori i Bazilikës, Dom Artur Jaku, theksoi se kjo ekspozitë përfaqëson një hapësirë ku simbolizmat historike shndërrohen në shenja të pranishme që shoqërojnë historinë e shenjtë.

Ekspozita ofron një përmbledhje të pasur me objekte me vlerë, që dëshmojnë përkushtimin në ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore gjatë kohërave, përfshirë periudhën e diktaturës. Një nga eksponatet më të veçanta është veshja tradicionale e Nënë Terezës në rininë e saj, një relike e rrallë me rëndësi historike dhe shpirtërore.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun, duke ofruar mundësi reflektimi dhe njohjeje më të thellë mbi trashëgiminë historike dhe fetare të zonës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.