☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,735 ▲0.75%
DOW 52,447 ▲0.16%
NASDAQ 26,535 ▲1.4%
NAFTA 99.86 ▼1.87%
ARI 4,074 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,765 ▲ +0.95% ETH $2,350 ▲ +1.39% XRP $1.3246 ▲ +2.33% SOL $101.2200 ▲ +0.7%
S&P 500 7,735 ▲0.75 % DOW 52,447 ▲0.16 % NASDAQ 26,535 ▲1.4 % NAFTA 99.86 ▼1.87 % ARI 4,074 ▲0.88 % S&P 500 7,735 ▲0.75 % DOW 52,447 ▲0.16 % NASDAQ 26,535 ▲1.4 % NAFTA 99.86 ▼1.87 % ARI 4,074 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Protesta mbarëkombëtare më 31 tetor, të rinjtë kundërshtojnë politikat e qeverisë

– Më shumë se 140 mijë studentë dhe të rinj janë regjistruar online, për të marrë pjesë në protesta që do të zhvillohen njëkohësisht të shtunën në 23 qytete të Gjermanisë, sipas organizatorëve të një nisme të të rinjve të gjeneratës Z.

Sipas “Anadolu”, grupi “Gen Z steht auf” (Gjenerata Z ngrihet) do të organizojë protestat kryesore në Berlin, Hamburg, Mynih, Frankfurt dhe Këln, ndërsa do t’u bashkohet edhe protestave të organizuara në 18 qytete të tjera.

Organizatorët njoftuan se Këlni ka numrin më të madh të regjistrimeve online, me mbi 12 mijë persona.

Pas tij renditet Frankfurti me gati 11 mijë regjistrime, ndërsa Hamburgu dhe Berlini kanë nga mbi 8 mijë secili. Në Mynih janë regjistruar afro 7 mijë persona.

Protestat pritet të nisin në orën 14:00, sipas orës lokale, me moton “E ardhmja jonë është në duart tona”.

Të rinjtë do të kundërshtojnë shkurtimet e shpenzimeve për arsimin dhe ndihmën sociale, rritjen e kostos së jetesës dhe planet e qeverisë për shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Në dokumentin ku shpjegojnë kërkesat e tyre, organizatorët bëjnë thirrje që qeveria të investojë më shumë në arsim, mbështetje sociale, shëndetësi dhe mundësi për të përballuar shpenzimet e jetesës, në vend që të kursejë para duke rënduar mbi brezin e ri.

“Jemi të rinj që nuk duam të rrimë më duarkryq, ndërsa merren vendime për të ardhmen tonë pa na dëgjuar. 31 tetori është vetëm fillimi”, deklaruan organizatorët.

Akram Selo, një nga nismëtarët e grupit “Gen Z steht auf”, theksoi se protestat do të zhvillohen në mënyrë paqësore.

Ai deklaroi për mediet se grupi distancohet qartë nga çdo formë dhune.

Gazeta gjermane “Bild”, duke iu referuar burimeve të sigurisë, raportoi se policia në të gjithë vendin ka marrë tashmë urdhra për angazhimin e forcave dhe ka përcaktuar vendet ku do të ndërhyjë më 31 tetor.

Oficerët do të mbrojnë gjithashtu objektet që konsiderohen veçanërisht të rrezikuara.

Sipas gazetës, në qytetet e mëdha pritet që automjetet e policisë të pajisura me autobote uji dhe mjetet e blinduara të jenë gati për ndërhyrje.

Gjithashtu, parashikohet angazhimi i disa qindra efektivëve të policisë.

Protestat do të mbikëqyren edhe nga ajri, përmes helikopterëve dhe, nëse do të jetë e nevojshme, dronëve të policisë.

Sipas të njëjtit raportim, planet e sigurisë përfshijnë edhe ndalimin e grupeve ekstremiste, të prirura për dhunë në stacionet e trenave dhe ndarjen e tyre nga grupet e tjera të udhëtarëve. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.