Berisha urdhëron PD-në të zbresë përsëri në shesh dhe thërret tjetër protestë kombëtare të shtunën!
Opozita do të rikthehet sërish të shtunën në protestë që Sali Berisha e quan kombëtare.
“Partia Demokratike thërret protestë kombëtare në mbështetje të studentëve. Asgjë nuk ndan më Partinë Demokratike nga këto dy parime”.
Në konferencën për shtyp renditi zyrtarët dhe diplomatët e huaj që kanë mbështetur lëvizjen. Sa i përket protestave edhe një herë dënoi atë që e quajti dhuna policore.
“Kongresmenë të dy forcave më madhore politike të Shteteve të Bashkuara, republikanë dhe demokratë, anëtarë të shquar të Parlamentit Europian dhe Bundestagut. Mbështetje të fuqishme kanë dhënë organizatat e partive politike të qendrës së djathtë”.
Sa i përket protestave, edhe njëherë dënoi atë që e quajti dhuna policore.
“Marrin deklarata dhe besojnë si të verbër se me instrumentet e frikës do mund të shpëtojnë Vuçiçin shqiptar”.
Aksioni do të vijojë edhe në parlament ku Berisha foli mbi largimin nga komisionet.
“Të paraqiten ku të bëjnë deklarata për të dënuar dhunën e egër ndaj studentëve”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.