☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,637 ▼ -1.54% ETH $2,216 ▼ -0.83% XRP $1.3284 ▼ -1.39% SOL $82.3300 ▼ -2.11%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Politika

Ekstradimi i Izet Haxhisë, Rama: Çështje e drejtësisë, le të provojë akuzat

Mes debateve të shumta për këtë reformë dhe mënyrën sesi po aplikohet, dje në mbrëmje, në ora 20.15 minuta ka mbërritur në Rinas ish badigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia, i ekstraduar nga Turqia, me kërkesë të autoriteteve shqiptare.

Haxhia ka edhe një luftë të hapur akuzash me ish kryeministrin Sali Berisha, të cilin e akuzuar për përfshirje në krime që kanë mbetur të pazbardhura në vendn tonë.

Vetë Sali Berisha u kundërpërgjigj dje dhe tha se Haxhia është një kriminel i vendosur në krah të Ramës dhe që punon për interesa të tij, gjë që kryeministri e mohoi plotësisht.

“Çfarë mund të them unë për këtë rast. Na del që unë jam e gjithë e keqja e këtij vendi edhe në rastin e Izet Haxhisë, ndërsa Sali Berisha, një njeri që populli e largoi nga puna me një milionë shuplaka, rezulton të jetë një njeri i pastër qelibar”, deklaroi Rama.

Kryeministri mohoi të ketë ndikuar te Erdogan për ekstradimin e Izet Haxhisë në Shqipëri, ndërsa shtoi se është tërësisht jashtë kësaj çështjeje, që tashmë i takon drejtësisë.

“Eshtë tërësisht qesharake për t’u menduar që unë mund të investohem për të sjellë në Shqipëri nëj person, që nuk e shoh që prej vitit 1992. Për fat të mirë që nuk ka qenë badigardi im. Unë jam tërësisht jashtë kësaj çështjeje, pasi i përket drejtësisë. Ai person, nëse ka diçka për të vërtetuar, le ta bëjë, ndërsa nëse i ka pasur vetëm fjalë, të heshtë”, u shpreh Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.