☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,285 ▼ -0.07% ETH $2,059 ▲ +0.09% XRP $1.3001 ▼ -1.15% SOL $79.7400 ▼ -1.64%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Kronika

Ekzekutimi i Santiago Malkos, policia shpall në kërkim katër persona

Pas dëshmisë që i arrestuari i vetëm si i dyshuar i përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos ka dhënë para grupit hetimor, policia ka shpallur në kërkim të paktën 4 persona të tjerë. Emrat e tyre dolën në dritë nga deklarimi i Blendi Tetës, ndërsa bëhet me dije se po kërkohen personat me iniciale E.D., I.S., O.L., dhe E.G., emrat e të cilëve nuk bëhen me dije për shkak të hetimeve.

Hetimet për këtë çështje po ndiqen nga prokurori Naim Tota, e ndërsa pas ndalimit të të kërkuarve, pritet që të verifikohet edhe roli i tyre në ngjarjen e 27 Gushtit, në rrugën “Xhanfize Keko”.

Në dëshminë e dytë që 39 vjeçari dha për grupin hetimor u përmendën edhe dy persona të tjerë, L.D e D.A, për të cilët Teta tha se ishin duke darkuar së bashku në zonën e Freskut pak para se të ndodhte vrasja, por kishin lëvizur prej andej me kërkesë të tyre.

L.D. dhe D.A. dyshohen nga policia dhe prokuroria se janë persona që kanë lidhje me vrasjen e ish efektivit Santiago Malko. Pas orë pas vrasjes së këtij të fundit, ata u shoqëruan në polici, por u lanë sërish të lirë për mungesë provash. Burimet bëjnë me dije se pas shoqërimit dhe marrjes në pyetje të të dyshuarit L.D, policia i bllokoi atij edhe dy mjete të blinduara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.