Politika

Elbasan-Basha: Qeveria investime jo në drejtimin e duhur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e Elbasanit, ku është njohur me shqetësimet e tyre si dhe u ka premtuar një sere pririoritetesh.

Basha u shpreh se “A është drejtimi i duhur për Elbasanin që fakulteti të ketë më pak studentë sepse nuk paguajnë dot tarifat e rritura? A është drejtimi i duhur për Shqipërinë që në muajin prill ka numrin më te lartë te azilkërkuesve ne Bashkimit Europian?  A është drejtimi i duhur për Shqipërinë që papunësia rinore të kapë shifrën, pothuajse 40%? Në qoftë se ky nuk është drejtimi i duhur, atëherë më 21 qershor, me votën tuaj duhet të jepni një mesazh të bashkuar, mesazhin e ndaljes të së keqes”.

Po ashtu, Basha zhvilloi edhe një takim me fermerë dhe banorë të Kuqanit në Elbasan, ku u njoh me shqetësimet e banorëve për mungesën e subvencioneve, rritjen e çmimit të naftës dhe të energjisë elektrike, që e ka dyfishuar koston e punimit të tokës në këtë zonë.

Ndërsa, kandidati për kryetar të bashkisë se Elbasanit, Ardian Turku, u shpreh se “Menjëherë ekipi im do të ulë taksat e biznesit të vogël, jo më me 10%, por me 30% që në vitin e parë. Por, më duhet t’ju them se nuk do të ketë më një rrugicë, apo në një rrugë me 20 dyqane rrjesht, ku 8 paguajnë, ku 6 s’paguajnë fare dhe 6 paguajnë nën dorë dhe vazhdojnë biznesin informal”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button