Politika

Elbasan, nis punën Këshilli i ri Bashkiak; diskutohen shqetësimet e qytetarëve

Edhe pse ende nuk ka kaluar një javë nga konstituimi i tij, Këshilli Bashkiak i Elbasanit është mbledhur sërish për të nisur punën normale përpara se këshilltarët të largohen me pushime.

Këshilltarët e djathtë në këtë mbledhje të parë ngritën disa probleme të cilat janë bërë shqetësuese për komunitetin.

“Mungesa e semaforëve në disa kryqëzime, trafiku i rënduar, qentë e rrugës dhe zënia e hapësirave publike janë kthyer në shqetësime serioze”, deklaroi Eugen Isaj.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini i konsideroi të drejta shqetësimet e ngritura, duke kërkuar bashkëpunimin e këshilltarëve për t’i kaluar ato në rendin e ditës.

Sejdini tha gjithashtu se, një nga problemet më të mëdha sot është mbyllja e fushës së vjetër të mbetjeve urbane, për të cilën ai tha se është duke lobuar fort pranë qeverisë dhe shpreson në një zgjidhje të shpejtë.

Këshilli Bashkiak i Elbasanit në këtë mbledhje të tij të parë pas konstituimit miratoi edhe paketën fiskale dhe buxhetin tranzitor të Bashkisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button