Elbasani-Partizani , Daja: I kënaqur me pikët, por jo me lojën
Trajneri i Elbasanit, Glen Daja ka folur pas fitores me përmbysje 2-1 përballë Partizanit, që ishte suksesi i tij i parë në krye të verdhebluve.
“Së pari, kam një dedikim special, që këtë fitore, në emër të të gjithë klubit, ia dedikoj Erionit, tifozit tonë. I urojmë një shërim të shpejtë e fitorja është për të.
Pjesa e parë nuk shkoi mirë, vendosja e lojtarëve në fushë, ku e kërkonin dhe çfarë zone e kërkonin topin. Nuk kishin dëshirë si me Durrësin. Në pjesën e dytë u transformuan çunat. Jam i kënaqur për të tri pikët, por absolutisht jo me lojën.
Bënë më mirë në pjesën e dytë, por bëmë një gabim taktikisht, se humbëm ekuilibrat dhe nuk i falet një ekipi profesionist. Siç e thashë, kemi shumë punë për të bërë”, ka thënë mes të tjerash Glen Daja.
n.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.