Elbasani-Partizani , Karoglan: Ajo që nuk të vret, të bën më të fortë
Trajneri i Partizanit, Mislav Karoglan ka folur për RTSH pas humbjen 2-1 përballë Elbasanit në transfertë.
“Është një humbje e vështirë, por do të marr gjërat pozitive nga kjo ndeshje. Ne sot ishim pa 7 lojtarë që mungonin për dëmtim. Për fat të keq, kishim në 10 minuta tre kundërsulme për të mbyllur ndeshjen.
Duhet të pranosh dhimbjen. Ua thashë lojtarëve që duhet të luajnë me te. Ajo që nuk të vret, mendoj se të bën më të fortë. Ky është mesazhi që u jap lojtarëve, duhet të besosh vazhdimisht të besosh për të arritur tek e mira. Ndonjëherë të duhet një puthje nga fati që të rritësh besimin e sjellë ndryshimin tek ajo që duhet.
Mendoj se në pjesën e parë nuk i lejuam asgjë, më pas ndjemë se humbëm mesfushën e ritmin e ndeshjes. Këtu ka ndikuar për shembull mungesa e Mijës, Aliut apo të tjerëve. Me ta do ishim një skuadër tjetër”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Partizanit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.