⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,707 ▲1.83%
DOW 53,292 ▲2.91%
NASDAQ 25,902 ▲2.09%
NAFTA 87.22 ▼9.23%
ARI 4,079 ▲3.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,395 ▲ +3.48% ETH $2,428 ▲ +5.68% XRP $1.3123 ▲ +2.24% SOL $95.8400 ▲ +2.61%
S&P 500 7,707 ▲1.83 % DOW 53,292 ▲2.91 % NASDAQ 25,902 ▲2.09 % NAFTA 87.22 ▼9.23 % ARI 4,079 ▲3.51 % S&P 500 7,707 ▲1.83 % DOW 53,292 ▲2.91 % NASDAQ 25,902 ▲2.09 % NAFTA 87.22 ▼9.23 % ARI 4,079 ▲3.51 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Eliminim i radhëve të gjata”- Krerët e Policisë Kufitare Shqipëri-Greqi takohen në Kakavijë: Masa të përbashkëta

Fluksi i lartë në hyrje-dalje në pikat e kalimit me Greqinë, ka sjellë edhe reagimin e Policisë së Shtetit, duke organizuar një takim ditën e sotme (15 gusht) për masa të përbashkëta me homologët e Policisë së Greqisë.

Drejtuesit e Kufirit të të dy vendeve morën pjesë në këtë takim dhe vendosën piketat për organizim më të mirë dhe masa me qëllim shmangien e radhëve.

“Me qëllim koordinimin sa më të mirë të masave për përballimin e fluksit në hyrje-dalje në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, drejtues i Parë Saimir Muçaj, së bashku me drejtorin Vendor për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër dhe Shefin e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, zhvilluan një takim me homologët e Policisë greke, në ambientet e Qendrës së Përbashkët të Kontaktit për Bashkëpunimin Policor dhe Doganor në Kakavijë”, bëri me dije policia.

Në takim morën pjesë drejtuesit e Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë dhe të Drejtorisë së Kufirit Janinë si dhe online, për shkak të një angazhimi emergjent për kufirin në një zonë të Greqisë, Kolonel Andreas Karageorgos, drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Kufirit në Policinë greke.

“Në fokus të takimit ishte menaxhimi i fluksit në pikat e kalimit kufitar, si dhe forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimeve kufitare. Të dy Drejtorët u angazhuan për intensifikimin e masave të përbashkëta në të gjitha pikat e kalimit, me qëllim eliminimin e radhëve të gjata”, njoftoi Policia e Shtetit.

Më tej theksohet se:

“Në përfundim të takimit, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Drejtues i Parë Saimir Muçaj, siguroi të gjithë qytetarët që përdorin pikat e kalimit kufitar për angazhimin maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare dhe koordinimin e veprimeve me homologët grekë, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore dhe eliminimin e radhëve të gjata në hyrje-dalje në këto pika kalimi”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.