⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 21 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $60,401 ▼ -1.71% ETH $1,695 ▼ -2.05% XRP $0.9325 ▼ -0.52% SOL $70.9000 ▲ +0.51%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
21 Nën 2026
Breaking
Opinion

Elisa në botën e çudirave

Nga Filip Çakuli

(Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave është një roman i vitit 1865 i shkruar nga autori anglez Charles Lutwidge Dodgson nën pseudonimin Lewis Carroll. Ajo tregon për një vajzë të re duke rënë nëpër një vrimë lepuri në një botë fantazie të populluar nga krijesa të çuditshme, antropomorfe.)

Elisa duket se ka zbuluar një botë të re. Emërime, shkarkime, ministra që dalin nga dera dhe të tjerë që hyjnë nga dritarja, besnikë që ngrihen në qiell dhe të pabindur që zbresin me ashensor politik. Çudi të mëdha, që na i rrëfen sot me habinë e një eksploratoreje që sapo ka zbuluar Amerikën.

Por Elisa nuk është Kolombi. Amerika është zbuluar prej kohësh. Edhe këto çudira janë praktikuar prej vitesh nga kryeministri i saj. Nuk ka zbuluar ndonjë kontinent të ri, por një praktikë të vjetër politike, të cilën deri dje e shihte nga brenda, ndoshta pa i vënë re çuditë.

Nuk është faji i kryeministrit që Elisa i zbulon sot. Ai nuk ka ndryshuar as metodë, as stil. Ka ndryshuar vetëm Elisa, ose pozicioni i saj në oborrin mbretëror. Kur je brenda, çuditë duken normale. Kur të nxjerrin jashtë, fillon të të duket se ke jetuar në një cirk. Duhej t’i kritikonte këto emërime dhe ç’emërime me kohë. U emërua drejtori i tatimeve, i ardhur nga Amerika, me një rrogë shumë më të madhe, se kjo këtu, me një telefon të ministrit përkatës. Siç e deklaroi vetë. Pa konkurs, jo si kryeinspektori i përgjithshëm, që hyri në konkurs dhe e fitoi me meritë.

Të fliste kur bëheshin, jo vetëm kur i prekën asaj derën. Por, siç thotë populli, më mirë vonë se kurrë.

Dhe, për të qenë të drejtë, kritikat e vonuara i bëjnë mirë edhe kryeministrit. Se kur të duartrokasin të gjithë, rrezikon të mendosh se je mbret. U kanë zënë duart kallo socialistëve, jo se punojnë me kazëm, po nga duartrokitjet. Kur të kritikojnë edhe ata që deri dje të mbanin kurorën, ndoshta fillon të kuptosh se kurora është prej kartoni. Më saktë si shpata e Damokleut, ku pushteti varët në një fije të hollë.

Elisa ka dalë nga bota e çudirave. Tani mbetet të shohim nëse do të na tregojë edhe çudinë tjetër: si jetojnë njerëzit brenda saj, pa e kuptuar se janë në botën e çudirave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.