Urdhrat e mbrojtjes problematikë, shumica e divorceve vijnë për shkak të dhunës në familje!
Dhuna ndaj bashkëshortes ose bashkëshortit vijon të mbetet ende shkaku kryesor i divorceve edhe në ditët e sotme.
Në Durrës, numri i divorceve rritet nga viti në vit dhe, aq sa pozitiv është fakti që gratë janë ndërgjegjësuar, duke mos lejuar më nënshtrimin ndaj dhunës për hir të familjes, po aq shqetësues mbetet fakti që shkaku kryesor i divorceve vijon të jetë dhuna.
Edhe në rastet kur bashkëshortja është tërhequr në momentin e fundit, pasi bashkëshorti ka shfaqur pendesë, është detyruar të bëjë sërish kërkesën për divorc pas 3 apo 4 muajsh, pasi dhuna është rikthyer.
Ndërkohë, ndonëse legjislacioni në mbrojtje të viktimave të dhunës në familje në letër është i mirë, në realitet, sipas avokates, nuk funksionon. Sipas saj, urdhrat e mbrojtjes kanë shumë problematika në zbatim nga institucionet përgjegjëse.
Për këtë arsye, një pjesë e konsiderueshme e proceseve të divorceve shoqërohen me çështje penale, kryesisht për dhunë në familje, duke treguar një sërë problematikash në trajtimin e këtij fenomeni që vijon të rëndojë në shoqërinë shqiptare.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.