Bota

Emiratet rifillojnë sulmet kundër ISIS-it

Emiratet e Bashkuara Arabe rifilluan sulmet kundër grupit të Shtetit Islamik në kuadër të koalicionit ndërkombëtar pasi i kishin ndërprerë në fund të muajit dhjetor pas kapjes së një piloti jordanez nga kjo organizatë xhihadiste.

koalicion-sulme-11“Avionët F-16 të vendosur në Jordani nisën sot në mëngjes sulmet kundër pozicioneve të organizatës terroriste Daech duke arritur objektivin e tyre dhe duke rifituar bazën e tyre pa dëme”, theksoi komandanti ushtarak në një komunikatë të shkurtër.

Ndërprerja e operacioneve ajrore nga Emiratet e Bashkuara Arabe ndodhi pas një mosmarrëveshjeje mes Abu Dabit dhe Uashingtonit për mjetet dhe mënyrat e operacioneve të mundshme të shpëtimit të pilotëve që shërbejnë në koalicionin antixhihadist drejtuar nga SHBA-ja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button