⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,704 ▲1.79%
DOW 53,271 ▲2.87%
NASDAQ 25,887 ▲2.03%
NAFTA 87.98 ▼8.44%
ARI 4,074 ▲3.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,416 ▲ +3.53% ETH $2,428 ▲ +5.71% XRP $1.3113 ▲ +2.08% SOL $95.8800 ▲ +2.68%
S&P 500 7,704 ▲1.79 % DOW 53,271 ▲2.87 % NASDAQ 25,887 ▲2.03 % NAFTA 87.98 ▼8.44 % ARI 4,074 ▲3.4 % S&P 500 7,704 ▲1.79 % DOW 53,271 ▲2.87 % NASDAQ 25,887 ▲2.03 % NAFTA 87.98 ▼8.44 % ARI 4,074 ▲3.4 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

EMRAT/ Dyshohen për vrasjen e kryefamiljarit dhe e shitën si sulm nga ariu, ja kush janë të arrestuarit nënë e bir! Mister

Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Godvi të Bulqizës, ku një 57-vjeçare dhe djali i saj 33-vjeçar janë arrestuar nga policia, pasi dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse kryefamiljarin, Urim Fiku 61 vjeç.

Fillimisht, familjarët kishin raportuar se viktima kishte humbur jetën pas sulmit nga një kafshë e egër, dyshohet ari. Por hetimet dhe ekzaminimet mjekoligjore zbuluan një tjetër version të ngjarjes, duke konfirmuar se viktima ishte vrarë me armë zjarri.

Pas hetimeve intensive, të zhvilluara nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më 3 nëntor 2026.

Në vijim, policia arrestoi Sadete Fiku, bashkëshortja e viktimës, dhe Gazmir Fiku, djali i tyre. Ata dyshohen se kanë bashkëpunuar në kryerjen e vrasjes.

Gjatë veprimeve hetimore, policia sekuestroi një pistoletë model 54, fishekë dhe një gëzhojë pistolete, e cila u gjet në oborrin e banesës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.