Maqedonia

Emri, Zaev dhe Cipras takohen të mërkurën në Davos

Pas raundit të ri të bisedimeve për emrin mes negociatorëve të Maqedonisë dhe Greqisë me ndërmjetësin Metju Nimic, të mërkurën në Davos të Zvicrës do te mbahet takimi i pare dhe i drejtpërdrejtë mes dy kryeminstrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras. Në takim, kryeministrat do të diskutojnë për emrat e vendosur në tryezë, për disponimin e palëve rreth zgjidhjes, si dhe vazhdën e punës që do të zhvillojnë grupet e punës, të kryesuara nga vetë ministrat respektivë të jashtëm. Emrat që përfliten nga media greke dhe vendore janë Gorna Makedonija, Nova Makedonija, Severna Makedonija, Vardarska Makedonia, Republika Makedonija (Skopje), por që të gjitha të lexohen në maqedonisht dhe të shkruara në alfabetin latin. Megjithatë, të gjitha këto, ende nuk janë zbardhur zyrtarisht nga palët, por gjithsesi, emri, përdorimi i tij, përfshi edhe shkrimin dhe njohjen e tij nëse do të jetë erga omnes apo me dallime në përdorim ndërkombëtar, bilateral dhe vendor, mbetet sërish për tu diskutuar. Pas pesimizmit të negociatorit Naumovski, se propozimet janë larg zgjidhjes dinjitoze, sot, kryeministri Zaev theksoi se cështja do të zgjidhhet dhe qënrimi i Naumovskit është personal. Nga ana tjetër, Zaev sqaroi për herë të parë në mënyrë eksplicite se për cdo zgjidhje, emri do të kalojë në referendum.

“Besoni në përmbajtjen e propozimeve të bisedimeve mbi një korrnizë që është dorëzuar. Nuk duhet të flasim publikisht në mënyrë që të mos i dëmtojmë shanset e negociatave. Ju e shihni se ka një proces transparent, e dini që ne dëshirmojmë të ndërtojmë me konsensus kombëtar një zgjidhje për këtë çështje dhe në fund, qytetarët me anë të referendumit ta konfirmojnë atë. Jam i bindur se nëse jemi të kujdesshëm, nëse ne kujdesemi për palën greke atëherë edhe pala greke do të kujdeset për ne.. besoj se do të gjejmë një zgjidhje për këtë cësthje”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Sikurse njoftoi edhe zv kryeministri Osmani një ditë më parë, Qeveria e Maqedonisë ka paralajmëruar për të hënën mbledhje, në të cilën do të shqyrtojë kornizën e bisedimeve si dhe ndërtimin e një qendrimi unik mbi propozimet. Ndërsa në Greqi, kanë filluar të aktivizohen protestat. Në Selanik do të kërkohet nesër që të braktiset cdo tentativë bisedimi për emrin. Në shënjestër të akuzave është kryeministri Cipras, i cili në vend që të punojë politikisht me aktorët politik dhe parlamentin, cështjen e emrit e ka ndarë me kryepeshkopin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button