Ekonomia

Energjia dhe gruri dominojnë importet nga Serbia

Në 3-mujorin e parë Janar- Mars sivjet, Shqipëria ka realizuar 3.5% të volumit tregtar me Serbinë.

Sipas statistikave të raportuara nga INSTAT, eksportet shqiptare drejt Serbisë arritën në 650 milionë lekë për tre muajt e parë, ose në vlerën rreth 4.7 milionë euro. Vërehet se eksportet drejt Serbisë mbeten të ulëta, në raport me importet.
Sipas INSTAT, grupi më i eksportuar janë “minerale, lëndë djegëse, energji”, me 76% të totalit, ku peshën kryesore e zë energjia dhe mineralet, ndërsa vitet e fundit ka pasur përpjekje për të eksportuar këpucë, ende në vlera të ulta, sikurse dhe disa produkte ushqimore.

Ndryshe paraqitet situata e importeve nga Sërbia në tregun shqiptar, ku në periudhën e 3-mujorit të parë 2015, kapën një total rreth 5.5 miliardë lekë, me 16% rritje më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2014. Energjia elektrike dhe gruri mbeten dy produktet më të kërrkuara në tregun shqiptar.
Energjia elektrike përbën grupin kryesor në importet nga Sërbia, për shkak të zotërimit prej saj të rrjeteve kryesore të interkonjeksioneve për energjinë në rajonin e ballkanit, c’ka i siguron Sërbisë avantazh ekonomik. Grupi “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” zë 51% të totalit të importeve.

Edhe prodhimet e grupit “Ushqimet, pijet dhe duhan” nga Sërbia në tregjet shqiptare zënë 27% të totalit, ku peshën kryesore e zë gruri. Më pas vijnë lëndët kimike dhe plastike, me 9.2% ndaj totalit të importeve të mallrave nga bota në tregjet shqiptare.
Në vitin 2014 eksportet me vendet e CEFTA (Maqedonia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Moldavia) zunë 11,6 % të eksporteve duke u rritur 12,3 % krahasuar me 2013-tën. Në strukturën e importeve 2014, Serbia zuri 4,3 % ndaj totalit.
Eksportet me Sërbinë zunë 0,6% ndaj totalit për vitin 2014, por vërehet se në 5 vitet e fundit, ka pasur luhatje ndër vite. Kështu ndërsa në vitin 2010 eksportet shqiptare drejt Sërbisë arritën vlerën 1.951 milionë lekë, vitin e kaluar në 2014, arritën në vlerën 1.608 milionë lekë.

Ndërsa importet e mallrave sërbe në tregun shqiptar në vitin 2010 arritën vlerën e 17.707 milionë lekë, ose 3.7% ndaj totalit, në vitin 2014 arritën në vlerën 23.664 milionë lekë ose në përqindje 4.3% ndaj totalit.
Ndërsa volumi tregtar (eskport+import) për vitin 2010 ishte në vlerën 19.658 milionë lekë, në vitin 2014 arriti në 25.722 milionë lekë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button