Ekonomia

Energjia, ERE miraton rritjen e tarifës për OST në 0.75 lekë/kwh, s’ka efekt tek konsumatori fundor

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar këtë të enjte rritjen e tarifës së të transmetimit të energjisë që do të aplikohet nga ana e Operatorit të Sistemit të Transmetimit gjatë vitit 2018. Sot OST transmeton çdo kilovat/orë energji në rrjetin e saj me një tarifë 0.65 lekë ndërkohë që nga 1 janari 2018 kjo tarifë do të jetë 0.75 lekë.

ERE ka analizuar të gjithë skenarët e mundshëm që ishin parashtruar nga ana e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe që lidheshin me kosto potenciale gjatë vitit 2018 konkretisht humbjet dhe shërbimet ndihmëse që do të blihen në tregun e parregulluar dhe do të rezultojnë në rritje të kostos si dhe situate me borxhin e investimet.

ERE la të hapur opsionin e rishikimit të tarifës në një moment të dytë pas një analize më të detajuar të gjithë treguesve dhe parametrave që do të kërkohen tek OST si dhe të lidhura ngushtë me planin e investimeve që sipas entit nuk është dorëzuar.

Lidhur me këtë vendim për rritje të tarifës së transmetimit e cila do ta ngarkojë automatikisht Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes, burime pranë kësaj të fundit bënë me dije se nuk do të kërkohet rritje për konsumatorin final. Pra familjarët do të mbeten të mbrojtur nga rritja e çmimit të energjisë. “Me shumë gjasa barra do të bjerë tek investimet të cilat do të duhet t’ I rishikojmë për të përballuar aktivitetin normal të kompanisë” thanë të njëjtat burime.

Katër variantet për çmimin

Sipas aplikimit depozituar në ERE ishin të paktën katër variante për tarifën që duhet të ketë OST për transmetimin për të siguruar aktivitetin e saj normal gjatë vitit 2018.

Versioni 1

Ky version parashikonte përmbushjen e të gjitha detyrimeve të OST sha përgjatë vitit 2018, duke përfshirë pagesën e detyrimeve për kredi të cilat aktualisht janë në detyrim të OSHEE sha paguajë referuar vendimeve të ERE nr. 52, datë 6.4.2017, dhe nr.190, datë 22.12.2016 të cilat përcaktojnë se:

OSHEE sha përveç shlyerjes së detyrimeve korrente, të kryejë dhe pagesat ndaj KESH sha dhe OST sha nga detyrimet e prapambetura për qëllime të pagesave të kredive nga OST sha dhe nga KESH sha;

Për vitin 2018 OST sha duhet të paguajë rreth 4,077 milionë lekë në bazë të marrëveshjeve për ripagimin e kredive me Ministrinë e Financave dhe KESH sha. Vetëm shtesa e detyrimit për të paguar kreditë  nga ana e OST sha, do të bënte që tarifa të rritej me 0.47 lekë /kwh= 4.077 milionë lekë/ 7,231GËh, më shumë se tarifa aktuale prej 0.65 lekësh.

Në këtë version tarifa rezultonte 1.52 lekë/kwh.

Version 2

Sipas versionit 2 OST sha vazhdonte të mos paguante kreditë por ndryshimi në krahasim me situatën aktuale është blerja në treg të shërbimeve ndihmëse me një vlerë prej 1,233 milionë lekësh në vit ndërkohe që vlera në të cilën aktualisht po i siguron ato është 140 milionë lekë dhe blerja në tregun e energjisë për mbulimin e humbjeve me një vlerë prej 1,165 milionë lekësh nga rreth 250 milionë lekë aktualisht.

Në këtë version tarifa rezultonte 0.96 lekë/kwh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button