Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 25 March 2026
S&P 500 6,591 ▲0.53%
DOW 46,357 ▲0.51%
NASDAQ 21,951 ▲0.87%
NAFTA 88.93 ▼3.7%
ARI 4,563 ▲3.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,873 ▲ +1.2% ETH $2,159 ▲ +0.93% XRP $1.4079 ▲ +0.27% SOL $91.4700 ▲ +1.75%
S&P 500 6,591 ▲0.53 % DOW 46,357 ▲0.51 % NASDAQ 21,951 ▲0.87 % NAFTA 88.93 ▼3.7 % ARI 4,563 ▲3.66 % S&P 500 6,591 ▲0.53 % DOW 46,357 ▲0.51 % NASDAQ 21,951 ▲0.87 % NAFTA 88.93 ▼3.7 % ARI 4,563 ▲3.66 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Energjia hap procedurat për ndërtimin e një HEC-i të ri në Valbonë

Kompania Shpresa-al ka aplikuar në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë për ndërtimin e një hidrocentrali të ri ne një nga përrenjtë degëzime të lumit Valbonë në Tropojë.

Fuqia prodhuese e HEC do të jetë vetëm 2MW dhe sipas njoftimit që ka bërë Ministria e Industrisë dhe Energjetikës do të ndërtohet në përroin e madh, një degë e lumit të Valbonës në pjesën e poshtë të rrjedhës.

Aplikimi për ndërtimin i objektit u bë në kulmin e debateve në të cilin janë përfshirë institucionet dhe opinioni  për shkatërrimin e që është duke ju bërë pikës turistike më popullore në vend të turizmit malor, Valbonës nga ndërtimi i HEC-ve pa kriter.

Burimet zyrtare të Ministrisë së Energjetikës bëjnë me dije se,  “SHPRESA-AL” sh.p.k., ka aplikuar në Ministrinë e Energjisë dhe industrisë, për miratimin e ndërtimit të hidrocentralit “GEGHYSENI”, me kapacitet prodhues deri në 2MW, në pellgun ujëmbledhës të burimeve të përroit të madh, degë e lumit Valbona, në Bashkinë Tropojë, në Qarkun Kukës.

Aplikuesi Shoqëria “SHPRESA-AL” sh.p.k., është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me objekt të aktivitetit, Transport, Tregti etj.

Një informacion më i detajuar lidhur me projektin mund të gjendet pranë Drejtorisë së Koncesioneve, Prokurimeve, Shpronësimeve dhe Privatizimit në Ministrinë e Energjisë dhe industrisë, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Objeksionet ose komentet lidhur me këtë aplikim mund të dërgohen në adresën e mëposhtme brenda 8 ditësh nga data e publikimit të parë, më pas nisin procedurat e dhënies së lejeve.

Ndërkohë që në pjesën e sipërme të lumit Valbona ka nisur puna për ndërtimin e HEC –ve, të cilat nuk kontribuojnë as në 1 për qind të kapaciteteve energjetike që ka vendi sot, teksa po rrezikohet zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm në një zonë që tashmë është pjesë e guidave ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.