Ekonomia

Energjia- Kuvendi miraton marrëveshjen me IBRD

iran-energjiKuvendi miratoi të enjten me 72 vota pro marrëveshjen e huasë për financimin e projektit të rimëkëmbjes së sektorit të energjisë elektrike, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD). Kjo marrëveshje ka synim rimëkëmbjen e sektorit të energjisë elektrike dhe është në përputhje me programin politik të Këshillit të Ministrave dhe me programin analitik të akteve dhe dokumente të tjera politike.

Marrëveshja e huasë për financimin e projektit të rimëkëmbjes së sektorit të energjisë elektrike, parashikon një kredi në shumën prej 112 100 000 eurosh, e cila do të sigurojë financimin e projektit të rimëkëmbjes së sektorit të energjisë elektrike.
Objektivi kryesor i projektit, është rritja e sigurisë së furnizimit të konsumatorit me energji elektrike nëpërmjet diversifikimit të burimeve të gjeneruara dhe forcimit të integrimit rajonal. Synohet gjithashtu, përmirësimi me efikasitet i sistemit të shpërndarjes së energjisë nëpërmjet zvogëlimit të humbjeve në rrjet dhe përmirësimit të sistemit të mbledhjes të të ardhurave, përmirësimi i tregut të energjisë elektrike, si dhe prezantimi i reformave të energjisë në sektorin e energjisë për krijimin e një tregu konkurues, reforma të cilat do të ndihmojnë në thithjen e investimeve private dhe reduktimin e rreziqeve fiskale për qeverinë. Po ashtu, përmes marrëveshjes me IBRD-në do të bëhet e mundur instalimi i 300 mijë matësve. Me shumice votash u miratuan edhe ndryshimet ne ligjin per Aviacionin Civil.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button