☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,652 ▼0.25%
DOW 50,906 ▼0.86%
NASDAQ 26,861 ▲0.24%
NAFTA 91.84 ▲1.57%
ARI 4,194 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $83,744 ▼ -0.21% ETH $2,693 ▼ -0.16% XRP $1.4875 ▼ -1.82% SOL $117.6600 ▼ -1.81%
S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 91.84 ▲1.57 % ARI 4,194 ▲0.18 % S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 91.84 ▲1.57 % ARI 4,194 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Kosova

Enver Hoxhaj lëshon mbledhjen e Komisionit për Arsim, kërkon ndryshimin e ligjit për Specialen

Kreu i komisionit, deputet i PDK-së, tha se vendimi vjen pas qëndrimit të Grupit Parlamentar të partisë për të bojkotuar komisionet derisa Qeveria të procedojë amendimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i Komisionit për Arsim dhe Shkencë, deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, ka lëshuar sot mbledhjen e këtij komisioni, pas vendimit të Grupit Parlamentar të PDK-së për të mos marrë pjesë në komisione derisa Qeveria ta procedojë në Kuvend propozimin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, raporton EO, transmeton Klan Kosova.

Para largimit, Hoxhaj ka ftuar subjektet politike që ta amandamentojnë ligjin për Gjykatën Speciale, ndërsa ka lënë anëtarët e tjerë të vazhdojnë mbledhjen. “Unë nuk do të propozoj asgjë për fushëveprimin e komisionit. Kam dashur të jem fer me juve dhe konkret vetëm se i takon kushtëzimit të komisionit. Unë e lëshoj këtë mbledhje. I ftoj kolegët dhe të gjitha subjektet politike që ta amandamentojnë ligjin për Gjykatën Speciale. Kolegët e tjerë çfarëdo që keni prej sugjerimeve sa i takon fushëveprimit të këtij komisioni besoj që mund t’i vazhdoni”, tha ai.

Pas largimit të Hoxhajt, drejtimin e mbledhjes e mori nënkryetarja e komisionit, Arjeta Fejza, e cila tha se komisioni nuk ndodhet në rrethana normale për të funksionuar. “Sa i përket çështjes së ligjit, tashmë ka një diskutim i cili është duke u bërë nga subjektet politike, ka një qëndrim edhe të ministrisë dhe të kryeministrit në këtë proces… Uroj që sa më shpejt të konsolidohen të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës”, tha ajo. Pavarësisht largimit të Hoxhajt, anëtarët e pranishëm të komisionit votuan unanimisht për konstituimin dhe fushëveprimtarinë e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.