☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,652 ▼0.25%
DOW 50,906 ▼0.86%
NASDAQ 26,861 ▲0.24%
NAFTA 92.11 ▲1.87%
ARI 4,209 ▲0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $83,940 ▲ +0.13% ETH $2,706 ▲ +0.39% XRP $1.4937 ▼ -1.36% SOL $117.9900 ▼ -1.17%
S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 92.11 ▲1.87 % ARI 4,209 ▲0.53 % S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 92.11 ▲1.87 % ARI 4,209 ▲0.53 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Arte

Kalaja e Rozafës tërhoqi mbi 28 mijë turistë gjatë shtatorit

Kalaja Rozafa vijon të jetë një nga atraksionet kryesore të turizmit në Shkodër, duke regjistruar një tjetër rritje të numrit të vizitorëve gjatë muajit shtator.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, 28 731 vizitorë zgjodhën të vizitonin kalanë gjatë shtatorit, shifër që përfaqëson një rritje prej 10% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

E pozicionuar mbi kodrën shkëmbore në hyrje të Shkodrës, Kalaja e Rozafës është një nga monumentet më të njohura të trashëgimisë kulturore shqiptare. Nga pozicioni i saj, vizitorët mund të shohin qytetin e Shkodrës, liqenin, lumin Buna dhe pjesë të Alpeve Shqiptare.

Rritja e vizitorëve në shtator vjen në një periudhë kur Shkodra vijon të konsolidohet si një destinacion i rëndësishëm turistik, duke ndërthurur trashëgiminë kulturore me natyrën, gastronominë dhe aktivitetet turistike në qytet dhe në zonat përreth.

Kalaja është gjithashtu pjesë e ofertës turistike që lidh qendrën historike të Shkodrës me atraksione të tjera të rajonit, përfshirë liqenin e Shkodrës, lumin Buna, muzetë dhe monumentet e kultit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.