Opinion

Epoka e udhëheqësve autoritarë

Çfarë kanë të përbashkët liderë si XJinping , Boris Xhonson dhe Princi saudit Muhamed Bin Salman? Më shumë se sa mund ta mendoni, shkruan Gideon Rahmankolumnist i njohur i “The Financial Times, që ka punuar dikur edhe për “The Economist.

Ai i sheh të tri këta burra si një dëshmi të mbërritjes së Epokës së udhëheqësve autoritarë, siç titullohet edhe libri i tij më i ri. Këta lloj udhëheqësish, paraqesin një kërcënim jo vetëm për mirëqenien e vendeve të tyre, por edhe për një rend botëror, në të cilin po luftohen gjithnjë e më shumë idetë liberale dhe kozmopolite.

Është e vështirë të kundërshtohet mendimi se që të tre ata, së bashku me liderë si presidenti turk Rexhep Taip Erdogankryeministri hungarez i sapozgjedhur për një mandat të ri Viktor Orbandhe presidenti brazilian Zhair Bolsonaro, ndajnë disa tipare të përbashkëta.

Në shkallë të ndryshme, ata pretendojnë se flasin për njeriun e zakonshëm, ndërkohë qëminojnë institucionet demokratike, ushqejnë nacionalizmin, dhe kultivojnë një stil personal të të bërit politikë, madje në disa raste edhe një kult të drejtpërdrejtë të personalitetit.

Është e vërtetë që Boris Xhonson nuk është akuzuar se ka urdhëruar vrasjen e ndonjë kritiku, siç ka bërë Bin Salman, në rastin e gazetarit saudit Xhamal Kashoxhi. Por Rahmanargumenton bindshëm se stili i liderit të fortë është një vazhdimësi, në të cilën afërsitë e eksponentëve të tij përforcohen ose dobësohen nga sistemi i veçantë politik në të cilin funksionon secili.

Është e habitshme të shihet se sa liderë bashkëkohorë i përshtaten identikitit të një lideri autoritarMDonald Trump dhe Narendra Modin, kryeministrin e Indisë, tre vendet më të populluara në botë u drejtuan deri vitin e kaluar nga liderë autoritarë.

Ata janë të pranishëm në Evropë (XhonsonOrban dhe Vladimir Putin), në Afrikë (kryeministër i Etiopisë Abij Ahmed) dhe në Azi (Modi, Xi, dhe Rodrigo Duterte, presidenti i Filipineve). Lindja e Mesme ka ErdoganBin Salman dhe Benjamin Netanjahun, ish-kryeministër i Izraelit.

Dy Amerikat kontribuojnë me Bolsonaron dhe presidentin e MeksikëAndres Obrador.

Lista përfshin anëtarë të familjeve mbretërore, politikanë të zgjedhur dhe autokratë. Ata poshkaktojnë shumë dëme. Dëmi nuk është vetëm tek njerëzit që ata shtypin apo sistemet politike kombëtare që po gërryejnë nga brenda.

Liderët autoritarë po i shpërfillin institucionet globale, normat ndërkombëtare dhe bashkëpunimin shumëpalësh. Shumica prej tyre e shohin me dyshim tregtinë e lirë. Pak prej tyre janë të prirur të durojnë shumë shqetësime për të frenuar ndryshimet klimatike. Ata janë të prirur ndaj aventurizmit dhe agresionit në politikën e jashtme, siç po e dëshmon edhe pushtimin rus në Ukrainë.

Por lufta e vazhdueshme atje, e cila filloi pas shkrimit të librit, sugjeron gjithashtu edhe limitet e analizës së Rahman. Nën vëzhgimin e tij, liderët e fortët tregojnë pak solidaritet apo besnikëri diplomatike ndaj njëri-tjetrit. Disa kanë mbajtur anën e Putinit.

Të tjerët e kanë kundërshtuar, ndërsa të tjerë akoma po luajnë rolin spektatorit. Identifikimi i dikujt si një udhëheqëi fortë, është vetëm një udhëzues i pjesshëm se si ka të ngjarë të sillet ai.

Argumenti më i fortë i Rahman nuk ka të bëjë me vetë udhëheqësit autoritarë, por me mendimet e dëshiruara të politikanëve dhe analistëve perëndimorë për ta (përfshirë me raste edhe vetë The Economist ). Kur Putini pasoi në pushtet Boris Jelcin, ai u përshëndet si një njeri që mund tstabilizonte demokracinë ruse.

Edhe Erdogan u prit me optimizëm, si dikush që mund të pajtonte Islamin dhe demokracinë. Shpresohej që Abij ti jepte fund ndarjeve etnike në Etiopi; që Bin Salman ta udhëhiqte nëmënyrë të moderuar monarkinë saudite në shekullin XXI-tëe kështu me radhë. Demokracitë e vërteta të botës, mund të mos jenë fajtore për ngjitjen në krye të udhëheqësve autoritarë. Por ato nuk kanë qenë as shumë mendjemprehta për ta shmangur këtë gjë

“The Economist

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button