☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

“Grupi për PD” kërkon reformimin e PD: Largimi i Bashës, fillimi i ringritjes

Grupimi për PD-në, në një konferencë për mediet, kanë listuar një sërë arsyesh se përse Lulzim Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Grupimi që përbehet nga Edith Harxhi, Bujar Nishani, Ibsen Elezi, Arben Imami, Indrit Hoxha, Bislim Ahmetaj, Edvin Kulluri dhe Arben Ristani , solli në vëmendje se në politikë një drejtues mban përgjegjësinë e dështimit, pavarësisht nga arsyet.

Po ashtu, grupimi për PD-në kërkoi që të merren përgjegjësitë për humbjen të cilësuar si të rëndë, dhe të ndiqet shembulli i ish-kryeministrit Sali Berisha që u largua pas humbjes së zgjedhjeve.

“Largimi i Lulzim Bashës nuk është fundi i PD-së por është fillimi i ringritjes. Mosmarrja pjesë në reformën territoriale, apo në zgjedhje i la fushë PS-së. Sot PD nuk ka asnjë të zgjedhur në nivel qendror dhe nivel lokal. Lista e PD rezultoi e shitur, me ata u sigurua një shumicë kushtetuese. Marrëveshja e 5 majit dëmtoi në mënyrë të pakthyeshme PD-në dhe aleatët”, u theksua gjatë daljes për mediet.

Ish-zzv.ministrja e Jashtme, Edit Harxhi në fjalën e saj tha se PD duhet t’i rikthehet urgjentisht rrënjëve të saj dhe të shohë drejt së ardhmes.

“Nuk bëjmë dot zgjedhje të lira në vend, kur nuk i kemi në parti. Ne propozojmë një reformim të thellë për PD, modelin e hapjes dhe bashkimit të të gjitha forcave, të atyre që janë larguar nga PD, apo duan të kthehen”, theksoi ajo.

Po ashtu, Edit Harxhi prezantoi edhe propozimet e “Grupit të PD”, që sipas saj kanë në thelb, pikërisht reformimin në mënyrë që PD-së t’i kthehet dinjiteti.

“Ne si ‘Grupi për PD’, një grup brenda PD, propozojmë një reformim të thellë të PD. Modelin e hapjes dhe bashkimit të forcave brenda dhe jashtë vendit të atyre që janë larguar nga PD apo që duan të vijnë në PD. Kthimin në program të qartë të të djathtës konservatore moderne. Ndryshimet statuore duke përfshirë zgjedhjen e kryetarit. Debatit të lirë dhe sistemin e primareve me programe të qarta politike për çdo kandidat, çdo demokrat brenda dhe jashtë vendit. Kjo PD mund ta nxjerrë vendin nga kriza politike, vetëm kjo parti mund të përfaqësojë vendin dhe vetëm kjo PD mund të fitojë. Ne si grup për PD jemi një grup i hapur, bëjmë thirrje për reflektim dhe ftojmë të mblidhen rreth vlerave idealeve të PD”, tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.