☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 22 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 87.06 ▲0.26%
ARI 4,681 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $77,197 ▲ +0.36% ETH $2,425 ▲ +0.59% XRP $1.4844 ▲ +7.93% SOL $94.1900 ▲ +3.05%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
22 Aug 2026
Breaking
Bota

Erdoğan dhe Trump zhvillojnë bisedë telefonike

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku u theksua nevoja se në kuadër të luftës kundër terrorizmit, SHBA duhet t’i japë fund mbështetjes me armë të organizatës terroriste PYD/YPG.

Qendra për shtyp e presidencës turke lëshoi një deklaratë me shkrim lidhur me bisedën telefonike të realizuar sot mes presidentit Erdoğanit dhe presidentit Trump.

Siç thuhet në deklaratë, në bisedën telefonike u shkëmbyen mendimet për operacionin Dega e Ullirit, për zhvillimet e fundit në Siri, si dhe për çështjet dypalëshe.

Presidenti Erdoğan ka theksuar se operacioni Dega e Ullirit, i nisur nga Turqia kundër organizatave terroriste në Afrin, po realizohet në kuadër të të drejtave ndërkombëtare, të drejtës së vetë-mbrojtjes legjitime që qëndron në nenin 51 të Konventës së OKB-së, si dhe në përputhje me vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën kundër terrorizmit.

Theksohet bashkëpunimi dypalësh në luftën kundër terrorizmit

Erdoğan gjatë kësaj bisede është shprehur se Turqia për sigurinë e vet kombëtare ka për qëllim pastrimin e Afrinit nga elementet terroriste.

Gjatë bisedës poashtu u theksua rëndësia e bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër terrorizmit. Presidenti Erdoğan ritheksoi nevojën e asaj që në kuadër të luftës kundër terrorizmit, SHBA duhet t’i japë fund mbështetjes së PYD/YPG-së me armë.

Krerët e dy vendeve, Erdoğan dhe Trump, kanë konfirmuar vendosmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe kontakteve të afërta midis Turqisë dhe SHBA-ve për çështjen e Sirisë dhe çështjet tjera dypalëshe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.