Politika

Erdogan pritet nga Rama në Kryeministri

Pas takimit me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan është pritur në një takim kokë më kokë nga Kryeministri Edi Rama në selinë e Kryeministrisë.

Rama ka anuluar gjithë agjendën e takimeve elektorale për të pritur mikun nga Turqia. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për temat e diskutuara në takimin që ka zgjatur deri vonë dhe që do të mbyllet me nga një deklarim për mediat.

Paraprakisht u fol se tema e diskutimit është bashkëpunimi ekonomik dypalësh, situata në rajon dhe veçanërisht në Maqedoni e Kosovë.

Gjithashtu, temë e diskutimit paraprakisht ishin edhe projektet e përbashkëta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button