Rajoni

Erdogan thirrje Poutin-it për rishqyrtimin e sulmeve ruse në Siri

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i bëri sot thirrje homologut rus, Vladimir Poutine të rishyrtonte sulmet e ndërmarra nga aviacioni i tij në Siri duke akuzuar ushtarakët rusë rreth faktit të një vrojtimi jo të thelluar të terrenit ku mbetën të vrarë nga sulmet ajrore me dhjetëra civilë.

Në një intervistë dhënë për stacionin televiziv të Katarit në gjuhën arabe “Al-Jazeera”, mesazhi i tij u shpërnda nga agjencia zyrtare e lajmeve “Anadoll”.

Erdogan ka shprehur indinjatë duke konfirmuar se Moska e kishte siguruar Ankaranë se këto sulme kishin në shënjestër grupin e Shtetit Islamik por në fakt ishin të orientuara ndaj rebelevë të moderuar sirianë.

“Unë me siguri do të flas personalisht me Poutin-in. Do t’i shpreh trishtimin tim për këtë çështje”, deklaroi presidenti islamiko-konservator.

“Meqënëse jemi dy shtete me baza reciprociteti e miqësie do t’i kërkoj rivlerësimin e masave të marra dhe nxjerrjen e bilancit të sulmeve të ndërmarra që prej së mërkurës së kaluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button