Erion Braçe reagon pas votës pro Territoriales: Rama të mos flasë në emrin tim, po imponohet me dhunë
Erion Braçe reagoi për herë të parë për arsyet pse vendosi të votojë pro reformës territoriale, ndonëse e kishte kundërshtuar në mbledhjen e grupit socialist ku Edi Rama e paralajmëroi edhe për përjashtim.
Në një videomesazh në Facebook Brace tregohet kritik ndaj kryeministrit Rama se po imponon mendimin dhe vendimin e tij në PS në mënyrë të dhunshme e të padiskutueshme.
Braçe thekson gjithashtu se vota e tij është përgjegjësi ndaj qytetarëve që e kanë zgjedhur deputet dhe se nuk pranon që ajo të përdoret për të përligjur qëndrime apo mesazhe politike që nuk i përkasin atij.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.