Politika

Erion Veliaj drejt konfirmimit për Tiranën, sondazhet e nxjerrin në avantazh përballë Klosit

Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës duket se do të jetë ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj.

“Panorama” shkruan sot se dilemat mes Veliajt dhe Blendi Klosit po vijnë duke u shuar falë sondazheve që janë zhvilluar javën e fundit në Partinë Socialiste, ku janë pyetur anëtarë të PS së Tiranës, por dhe zgjedhës të rastësishëm, të cilët i kanë dhënë avantazh emrit të Veliajt.

Kryeministri Rama dhe ministri Veliaj

Pritet që brenda kësaj jave, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, të bëjë publike listën e kandidatëve të kësaj partie, por dhe të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

Veliaj ka dalë në krye të listës së kandidatëve, të cilët nuk kanë qenë të paktë nga Partia Socialiste për Bashkinë më të madhe në vend.

Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Lindita Nikolla, kreu i ALUIZNI- t, Artan lame, ishnënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Albana Dhimitri, përbënin listën e gjatë të kandidatëve për këtë bashki, por që në mbledhjen e fundit me deputetët e Tiranës, Kryeministri Rama tha se dy emra ishin më të mbështetur në Tiranë, Veliaj dhe Klosi..

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button