☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,556 ▼ -1.79% ETH $2,214 ▼ -1.27% XRP $1.3307 ▼ -1.25% SOL $82.1900 ▼ -2.7%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Arte

Ermal Meta, sukses madhështor, emocione dhe shumë të ftuar

“Deri tre vjet më parë duke shkruar në dhomën time e gjithë kjo ishte e paimagjinueshme , nuk më duket e mundur se është e vërtetë”.

E gjithë kjo për Ermal Metën, është një sukses i merituar, ku u shitën të gjitha biletat për koncertin e tij në Mediolanum Forum të Assago, Itali, ku kantautori jo shumë herë nuk e fshehu emocionin.

Njëzetë e tetë këngë në të cilat përshkoi karrierën e tij si dhe një ribashkim i La Fame di Camilla dhe shumë të ftuar’; nga Antonello Venditti tek Elisa, nga Jarabe de Palo dhe natyrisht Fabrizio Moro.

Vendet e Forumit janë të gjitha të zëna: ka fëmijë, të rinj, prindër dhe gjyshër. Është publiku i Amici, i Sanremos dhe i rrjeteve sociale që gjatë viteve Ermal Meta ka qenë në gjendje ti bëjë për vete dhe është kujdesur ditë pas dite pa tradhëtuar asnjëherë. Me sinqeritetin e tij të përzier me një drojë të vogël. Dhe tani më në fund mbledh frytet në një mbrëmje që vështirë se do të harrojë. Ai këndon shumë, ai flet pak. Siç na ka mësuar gjithmonë.

Por edhe tregon ndonjë kujtim: “Unë kisha vendosur të mos ëndërroja më, thashë me vete “mbaroj diplomimin “, pasi kisha një provim dhe ende mungon (qesh), pastaj i vendosa duart në piano dhe nuk mendova më për këtë … “.

Pra, këndon “Ka fjalë që fshehin heshtjen …”, publiku në fillim dëgjon në heshtje pastaj shpërthen në një duartrokitje të madhe. Duke valëzuar flamuj të verdhë dhe të zi, ngjyrat e albumit të ri “Non abbiamo armi”.  Së bashku me Fabrizio Moro, pas fitores në Sanremo falë “Non mi avete fatto niente”, do ta çojë atë në skenën e Eurovision më 12 maj.

Mes njerëzve fshihen fansa si Ambra Angiolini dhe Francesca Michielin. Mes dueteve, këngëve dhe hiteve të vjetra vjen momenti i falënderimit për “herë të parë” të tij në Forum, për muzikantët, për shtëpinë diskografike Mescal që besoi tek ai, ndaj miqve dhe natyrisht për publikun, “pa ju do të isha askushi”.

Kantautori italian Ermal Meta ka marrë pjesë në tre edicione të Festivalit të Sanremos, ku në edicionin e këtij viti fitoi edhe çmimin e parë me këngën “Non mi avete fatto niente”, së bashku me këngëtarin italian Francesco Moro.

Ermal Meta 13 vite më parë u largua nga Shqipëria për në Itali. Ai ka qenë anëtar i grupit muzikor italian “Ameba4” dhe “La Fame di Camilla”. Pasi kompozoi këngë për disa artistë italianë, ai filloi karrierën e tij solo, duke nxjerrë edhe albumet Umano (2016) dhe Vietato morire (2017) dhe “Non abbiamo armi”, (2018) . Ai ka rrëmbyer edhe çmimin ‘MTV Europe Music Awards’ /Tgcom24/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.