☁️
Tiranë 11°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,709 ▲1.84%
DOW 53,355 ▲3.03%
NASDAQ 25,873 ▲1.97%
NAFTA 88.09 ▼8.33%
ARI 4,071 ▲3.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,300 ▲ +3.57% ETH $2,424 ▲ +5.9% XRP $1.3066 ▲ +2.3% SOL $95.3200 ▲ +2.17%
S&P 500 7,709 ▲1.84 % DOW 53,355 ▲3.03 % NASDAQ 25,873 ▲1.97 % NAFTA 88.09 ▼8.33 % ARI 4,071 ▲3.31 % S&P 500 7,709 ▲1.84 % DOW 53,355 ▲3.03 % NASDAQ 25,873 ▲1.97 % NAFTA 88.09 ▼8.33 % ARI 4,071 ▲3.31 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Escobar: Shqipëria meriton mbajtjen sa më shpejt të konferencës ndërqeveritare

Deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj e cila së bashku me një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë po zhvillon një vizitë zyrtare në Washington DC, ku sot u pritën në takim në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Gabriel Escobar, Zv/ndihmëssekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike.

Lajmin e ka bërë të ditur deputetja Gjonaj në një postim në rrjetet sociale ku thekson se gjatë takimit me Escobar zhvilluan një diskutim të frytshëm për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe SHBA-Shqipëri.

“Zhvilluam një diskutim të frytshëm për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe SHBA-Shqipëri, si dhe mbështetjen e plotë të SHBA-së për integrimin evropian të Shqipërisë, shprehur publikisht së fundmi edhe në deklaratën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken”, shprehet Gjonaj.

“Mirënjohës DASH për mbështetjen politike dhe asistencën teknike nëpërmjet programit #OPDAT për reformën në drejtësi, në shërbim të forcimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, tha ajo.

Gjonaj bëri të ditur se, Escobar theksoi rëndësinë e rezultateve të reformave të ndërmarra në dhe siguroi mbështetjen e DASH për zbatimin në vijim të reformës në drejtësi.

Ajo theksoi se, duke e cilësuar Shqipërinë një aleat strategjik i SHBA-së në rajon, Escobar u shpreh se Shqipëria meriton që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.