roze
Është Sia, nuk është Sia!
Të largohesh nga lokali i natës në orët e para të mëngjesit nuk është ndonjë pamje e mirë për kamerat. Por duket se e turpshmja Sia Furler ka gjetur një zgjidhje për këtë problem.
Këngëtarja 39-vjeçare ka fshehur fytyrën e saj pas maskës së një kllouni teksa largohej pasi performoi në “Saturday Night Live”, në spektaklin me Donald Trump, Larry David dhe Bill O’Reilly.
E në fakt këngëtarja e hitit “Chandelier” prej kohësh fsheh fytyrën për publikun. Madje në daljen e fundit kishte një paruke gjysëm të zezë e gjysëm të bardhë që mbulonte komplet fytyrën deri në pjesën e buzëve. Këngëtarja australiane ekspozon vetëm sytë e saj.