Ekonomia

Corriere della Sera: Plazhet shqiptare, surpriza e kësaj vere

Mediat italiane gjithnjë e më shumë po promovojnë potencialet turistike të Shqipërisë.

Corriere della Sera shkruan se Shqipëria është destinacioni europian i momentit për të kaluar pushimet.

Gazetarja Francesca Masotti ka vizituar plazhet e jugut të Shqipërisë.

Në një artikull të publikuar dy ditë më parë, gazetarja italiane e shoqëron shkrimin e saj me foto si pjesë të një reportazhi.

Ajo shkruan se Shqipëria këto vitet e fundit është rigjeneruar, është dinamike dhe kreative.

Masotti shkruan se në Shqipëri mund të bësh pushime të lira, ka plazhe të virgjëra, ushqim të mirë dhe njerëz miqësor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button