Europa “i mbyll derën” rusëve: Miratohet pezullimi i plotë i marrëveshjes për vizat!
Për qytetarët rusë, tani do të zbatohen rregullat e përgjithshme të kodit të vizave, cka do të rezultojë edhe me një rritje të tarifës së aplikimit për vizë nga 35 në 80 euro, nevojën për të paraqitur dëshmi shtesë për dokumente, rritjen e kohës për shqyrtimin e kërkesës për viza dhe rregulla më kufizuese për lëshimin e vizave me shumë hyrje.
Ndaj ky vendim, u shpreh ai, është pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të saj. Vendimi botohet sot në fletoren zyrtare të Bashkimit Europian dhe nis të zbatohet nga data 12 shtator. Në një njoftim të mëhershëm ndërkohë, sqarohej se “BE-ja do të mbetet e hapur për disa kategori të qytetarëve të Rusisë që udhëtojnë për nevoja esenciale, përfshirë ata që kanë anëtarë të familjes në Bashkimin Europian, gazetarët, disidentët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile”.