Rajoni

Europa Lindore: Partnerët e topitur të Stephen Bannonit

Kush shkarkohet nga një post politik në SHBA, mund ta gjej veten lehtë diku tjetër. Sistemi i fondacioneve u mundëson atyre që të mbledhin para nga sponsorizues të pasaur dhe për të ndjekur privatisht një agjendë të caktuar. Këtë rrugë me sa duket po ndjek tani Stephen Bannon, ish- shefi i strategjisë së presidentit të SHBA-së Donald Trump. Në verë populisti i djathtë u bë temë e kryeartikujve me deklarimin, se do të influencojë politikën europiane me fondacionin nacionalist.

Këtë fundjavë Bannon është parë në Itali dhe të hënën në një takim me presidentin çek Miloš Zeman. Me sa duket eksperienca se si mund të influencohen zgjedhësit përmes mediave sociale, mendohet të shtrihet edhe në Europë. Kjo, sepse Stephen Bannon ishte zëvendëspresident në kryesinë e agjencisë së analizimit të të dhënave Cambridge Analytica, përpara se të merrte përsipër fushatën elektorale të presidentit aktual të SHBA-së Trump.

Bannon pas vizitës në kongresin e partisë nacionaliste italiane Fratelli d’Italia u citua në mediet europiane, se do të shoqërojë fushatën elektroale për Parlamentin Europian 2019.

Megjtihatë qysh atëherë nuk ka ndodhur gjë. Një publik i mjaft i rëndësishëm i adresuar hesht kur ëhstë fjala për Stephen Bannon dhe fondacionin me seli në Bruksel “The Movement” (Lëvizja): Në vendet e Europës Lindore të qeverisura prej nacional-populistëve mbizotëron heshtje e plotë kur është fjala për kauzën “Bannon dhe Europa”.

“Lëvizja” deri tani nuk ka qenë temë në media e as në politik në vendet si Polonia, Çekia, Sllovakia apo Hungaria. Të paktën nuk ka qenë temë deri në vizitën të hënën të Bannonit në kështjellën e Pragës. Atje ai u takua edhe me politikanin çek me origjinë gjermane të AfD-së populiste. Natyrisht fotografitë e përbashkëta u postuan në rrjetet sociale. Me sa duket synimi kryesor ka qenë prodhimi i kryeartikujve.

Që pas samitit të diskutueshëm në Helsinki mes presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut rus Vladimri Putin duket sikur nacionalistët e djathtë në Europën Lindore dhe Qendrore sikur po distancohen prej shokëve të tyre të idealit nga SHBA-ja në radhë të parë qeveria në Varshavë. Afrimi i qarqeve të djathta në SHBA me Putinin shihet prej shumë polakëve me skepticizëm. Partia qeverisëse në Poloni PiS dhe kryetari is aj Jarosłav Kaczyński tradicionalisht janë të distancaur prej Moskës.

Kryeminsitri hungarez Viktor Orbán ndërkohë të le përshtypjen, se afrimin e dëshiruar me politikanët e djathtë në Europë si në Francë me Marine le Pen e me ministrin e Brendshëm të Italisë  Matteo Salvini duhet ta vendosë ai vet e jo ndokush tjetër.

20.000 Euro honorar për fjalimin e Bannonit

Një ndihmë prej Bannonit në këtë drejtim më shumë mund ta trazonte Orbanin. Ndoshta lidhjet me ideologët e djathtë në SHBA dhe Budapestin janë më pak intensive nga sa mendohej. personi i kontaktit për Bannonin në Hungari është e besuara e Orbanit, Mária Schmidt,  drejtuese e muzeut “Shtëpia e terrorit”, që ka si temë zbardhjen e krimeve të regjimeve komuniste në Europën Lindore, kryesisht në Hungari.

Ajo e ftoi ish-strategun e fushatës së presidentit Trump në maj në një konferencë mbi të ardhmen e Europës në Budapest. Në kafenetë e Budapestit qarkullojnë fjalë, se Bannon ka marrë 20.000 Euro honorar për fjalimin e tij. Konferenca u financua me para nga taksat hungareze.

Disa burime pretendojnë, se marrëdhënia e Bannonit me Hungarinë kryesisht bazohet tek një ish-asistent i Donald Trumpit: Sebastian Gorka, një shtetas i SHBA-së me rrënjë britaniko-hungareze. Gorka i lindur në vitin 1979 vazhdimisht ftohet si analist për sigurinë në kanalin televiziv konservator të djathtë të SHBA-së Fox News. Bashkë me Bannonin Gorka ka qenë pjesë e fushatës elektorale “Make America Great Again”-të  Donald Trump dhe pas fitores së tij ai u ftu në shtëpinë e badrhë – por shumë shpejt doli sërishjashtë saj.

Fondacioni i themeluar më 2017

“Lëvizja” është themeluar qysh në janar 2017, mësohet, e jo vierën e kaluar, madje jo prej vet Bannonit, por nga avokati dhe polirtikani në Bruksel Mischael Modrikamen. Ai përfaqëson partinë pjesërisht ekstremiste e djathtë “Parti Populaire”, që në Belgjikë vepron në mbarë vendin, por merr kryesisht votat në pjesën frankofone të vendit, në Valoni.

Në një intervistë me DW Modrikamen thotë, se ai vet ka marrë kontakt më 2017 me Bannonin dhe ekipin tranzitor të Trumpit, që përgatiti futjen në Shtëpinë e Bardhë të fituesit të zgjedhjeve. Ai asokohe pati shkruar një letër me propozimin që “Lëvizja” të operojë në mbarë botën, thotë Modrikamen. “Por asokohe ata nuk reaguan konkretisht.”

Vetëm këtë verë ai është kontaktuar prej Nigel Farage, iniciatori i fushatës Brexit dhe deputeti i partisë anti-europiane britanike UKIP në BE. “Kësisoj ne u takuam pë rnjë drekë në Londër”, thotë Modrikamen. Në takim ka qenë edhe Stephen Bannon, i cili pas kësaj me deklarimin, se do të etablojë nëj fondacion në Bruksel u bë temë e kryeartkujve.

Qëllimi i “Lëvizjesë”, sipas Modrikamen, është që “të koordinojë dhe të jetë si një lidhje e lëvizje populiste, për të zhvilluar qendrime të përbashkëta.”

Fillimisht Europa e pastaj e gjithë bota?

Tani fiondacionet duna të përqednrohen në Europë, “ndoshta edhe të operojnë në mbarë botën”, thotë populisti i djathtë. Ai mendon për vende si Izraeli, India, Australia, vedne të Amerikës Latine si edhe Japonia.

Paratë fondacioni i mbledh nga njerëz privatë. “Donatorë amerikanë, por edhe nga vende të tjera”, vëren juristi belg. Gjatë paraqitjes së planeve në korrik u tha, se si shembull merren fondacionet e Shoqërisë së hapur të themeluara nga George Soros. Filantropi amerikano-hungarez dhe ish-tregtari i bursës mbështet nismat në Europën Lindore, që punojnë për shoqëritë civile të hapura demokratike. “Lëvizja” duhet të pozicionohet si kundërshtare nacional-konservatore e fondacioneve liberale të Sorosit.

Nëse deri tani ndokush është i gatshëm të japë donacione për “Lëvizjen” kjo mbetet e paqartë. Nëse pyet Modrikamenin për donacionet e fondacionit ai përgjigjet në mënyrë konçize: “Bannon do të kujdeset për këtë, ne nuk mund të flasim ndërkohë për burimet tona.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button