🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,250 ▲ +0.06% ETH $2,525 ▲ +0.46% XRP $1.3658 ▲ +0.71% SOL $101.7500 ▼ -0.56%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
13 Sep 2026
Breaking
Kronika

Europol: 17 të arrestuar në operacionin ndaj trafikantëve shqiptaro-grekë

Rrjeti europian i policisë, “Europol”, ka bërë të ditur këtë të premte se më 9 maj, si pasojë e një aksioni të gjerë kundër rrjeteve të organizuara kriminale të përfshira në trafikun e gjerë të drogës, janë arrestuar 17 individë, prej të cilëve 6 shqiptarë dhe 11 grekë, në operacionin e udhëhequr prej Greqisë, por të mbështetur nga Belgjika dhe vet “Europol”.
Rrjeti ka qenë kryesisht i bazuar në Greqi dhe dyshohet të ketë bërë miliona euro pas trafikimit të lëndëve narkotike në një sërë vendesh europiane. Sasi të mëdha hashashi dhe kokaine janë transportuar përmes kompanive të transportit të ngritura në Bullgari dhe Austri, të cilat kanë shërbyer edhe mjete fshehjeje.
Ditën e veprimit, siç shkruhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të “Europol”-it, operacione të gjera policore janë zhvilluar si në Greqi edhe në Belgjikë. Nga kërkimet në shtëpitë e të dyshuarve janë sekuestruar 698 kg kanabis në vendin helen dhe 96,5 kg hashash në Belgjikë. Për pasojë janë arrestuar 15 persona, në Greqi dhe 2 në Belgjikë.
Hetimet janë ende në vazhdim dhe priten të tjera arrestime në ditët në vijim. “Europol” ka mbështetur këto hetime duke ofruar ndihmesë dhe analiza të kundërzbulimit, por edhe duke ofruar mbështetje operacionale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.