Kronika

Vrasje mes kushërinjve në Gjirokastër, në kërkim djali i policit

Dorian Lluka 29-vjeçar mbeti i vrarë këtë pasdite në Gjirokastër, ndërsa kushëriri i tij Birbil Lluka u plagos nga plumbat e djalit të një punonjësi policie, i cili është edhe kushëriri i tyre.

Sipas policisë, Enerik Lluka 28 vjeç është i dyshuari kryesor për krimin, ndërsa mësohet se viktima Doriani dhe vëllai i tij, janë nipërit e gruas së ish-kryekomunarit të Lazaratit, Dasho Aliko.

Blutë e Gjirokastrës, thanë se ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Shtëpës, ku si pasojë e plumbae, 29-vjeçari humbi jetën ndërsa 31-vjeçari Birbil Lluka është transportuar në Spitalin e Traumës ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Autori i krimit ka qenë me një makinë tip Benz me targa AA 006 IY e cila u gjet e braktisur në kthesën e “Andon Poçit” në Gjirokastrës, e prej aty Enerik Lluka ka marrë arratinë dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Policia sekuestroi në vendngjarje disa gëzhoja, ndërsa për të shmangur hakmarrjen e mundshme mes familjeve, uniformat blu kanë siguruar banesën e autorit të dyshuar. Po ashtu Express mëson se janë shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes dhe motivin e vrasjes mes kushërinjve.

Ne foto viktima Dorian Lluka, dhe vellai i tij qe mbeti i plagosur Birbil Lluka (me oren ne dore)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button