🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 20 July 2026
S&P 500 7,458 ▼1.01%
DOW 52,146 ▼0.77%
NASDAQ 25,520 ▼1.4%
NAFTA 83.60 ▲2.23%
ARI 4,013 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
₿ CRYPTO
BTC $64,207 ▼ -0.78% ETH $1,859 ▼ -0.53% XRP $1.0892 ▼ -0.72% SOL $75.9800 ▼ -0.03%
S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 83.60 ▲2.23 % ARI 4,013 ▼0.15 % S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 83.60 ▲2.23 % ARI 4,013 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
20 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

Eurostat: Maqedonia e Veriut ka më shumë gjyqtarë për banor se mesatarja e BE-së

Maqedonia e Veriut kishte 20,1 gjyqtarë profesionistë për 100 mijë banorë gjatë vitit 2024, tregojnë të dhënat më të fundit të Eurostatit.

Edhe pse vendi mbetet mbi mesataren e Bashkimit Evropian, numri i gjyqtarëve ka shënuar rënie të vazhdueshme në vitet e fundit.

Sipas statistikave, në vitin 2019 vendi kishte 24,3 gjyqtarë për 100 mijë banorë, ndërsa në vitin 2024 ky numër ka rënë në 20,1, që do të thotë një ulje me më shumë se katër gjyqtarë për 100 mijë banorë.

Një trend i ngjashëm është evidentuar edhe në Bashkimin Evropian, ku mesatarja ka rënë nga 17,7 gjyqtarë për 100 mijë banorë në vitin 2014 në 15,7 gjyqtarë në vitin 2024.

Ndër vendet anëtare të BE-së, numrin më të lartë të gjyqtarëve për 100 mijë banorë e ka Kroacia me 43,3, e ndjekur nga Sllovenia me 40,2, Luksemburgu me 36, Bullgaria me 35,4 dhe Rumania me 35,3. Në anën tjetër të listës renditen Irlanda me 3,6, Austria me 4,3, Spanja me 6,2, Çekia me 6,7 dhe Italia me 7,9 gjyqtarë për 100 mijë banorë.

Në rajon, raportin më të lartë e ka Mali i Zi me 42,49 gjyqtarë për 100 mijë banorë, i ndjekur nga Serbia me 40,18, Bullgaria me 35,37, Greqia me 26,06, Maqedonia e Veriut me 20,15 dhe Turqia me 16,66. Për Shqipërinë dhe Kosovën nuk ka të dhëna të disponueshme për vitin 2024.

Të dhënat e Eurostatit tregojnë gjithashtu se gratë dominojnë në sistemin gjyqësor në pjesën më të madhe të Evropës. Në Maqedoninë e Veriut, 61,4 për qind e gjyqtarëve profesionistë janë gra.

Në rajon, përqindjen më të lartë të grave gjyqtare e ka Greqia me 75,5 për qind, pasuar nga Serbia me 73 për qind, Bosnja dhe Hercegovina me 64,8 për qind, Bullgaria me 64,4 për qind, Mali i Zi me 63,3 për qind dhe Shqipëria me 55 për qind.

Në nivel të Bashkimit Evropian, Sllovenia kryeson me 81,4 për qind gra në mesin e gjyqtarëve profesionistë, ndërsa Gjermania është një nga vendet e rralla që ka arritur pothuajse barazi të plotë gjinore në këtë profesion.

Sipas përkufizimit të Eurostatit, gjyqtarë profesionistë konsiderohen juristët e paguar që janë të autorizuar të shqyrtojnë çështje civile, penale dhe lloje të tjera të lëndëve, si dhe të marrin vendime gjyqësore. Në këtë kategori nuk përfshihen gjyqtarët porotë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.