☁️
Tiranë 20°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,790 ▼ -2.6% ETH $2,182 ▼ -2.65% XRP $1.3272 ▼ -1.13% SOL $81.5400 ▼ -3.31%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Arte

EUROVISION – Madona mbërrin në Izrael për Festivalin e Këngës

Ikona e pop-it amerikan Madona ka mbërritur në Izrael para performancës në natën finale të festivalit, të shtunën në mbrëmje në Tel Aviv.

Ajo erdhi nga Londra me avionin e biznesmenit izraelito-kandez Sylvan Adams, i cili po mbulon kostot e vizitës së Madonës, që është llogaritur të jetë 1,3 milionë dollarë.

Ndërsa Madona duket gati për performancën e saj, një zëdhënës i Eurovisionit tha se këngëtarja nuk kishte nënshkruar kontratën akoma.

Të martën në mbrëmje, 10 konkurrues u kualifikuan për natën finale, pas gjysmëfinales së parë në të cilën performuan konkurrentë nga 17 vende.

Republika Çeke, Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qiproja, Estonia, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia arritën të kalonin në finale.

Polonia, Belgjika, Mali i Zi, Finlanda, Hungaria, Gjeorgjia dhe Portugalia u eliminuan në gjysmëfinalen e  së martës.

Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja do të hyjnë automatikisht në finale pasi ato japin kontributet më të mëdha financiare për Bashkimin Europian të Transmetimeve (EBU), i cili prodhon kompeticionin. Gjithashtu, Izraeli, si vendi pritës, kualifikohet.

Gjysmëfinalja e dytë do të zhvillohet të enjten në mbrëmje.

Dhjetë nga 18 që konkurrojnë në këtë raund do të kualifikohen për finalen e madhe, duke e çuar numrin total të finalistëve në 26.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.