Evidentohen gjashtë lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit në Prizren dhe Suharekë
KRU "Hidroregjioni Jugor" ka evidentuar gjatë kësaj jave gjashtë lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, katër në Prizren dhe dy në Suharekë.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave janë evidentuar gjashtë raste të lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, siç njofton Telegrafi.
Sipas njoftimit të ndërmarrjes, katër raste janë evidentuar në Prizren, ndërsa dy të tjera në Suharekë.
Nga KRU “Hidroregjioni Jugor” kanë bërë të ditur se lidhjet e paautorizuara dëmtojnë funksionimin e rregullt të rrjetit dhe ndikojnë në furnizimin e drejtë me ujë për të gjithë konsumatorët.
Ndërmarrja u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe të mos bëjnë ndërhyrje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.