🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,680 ▼ -1.14% ETH $2,370 ▼ -1.06% XRP $1.2830 ▼ -2.62% SOL $101.6800 ▼ -2.2%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

TEL AVIV – Izraeli forcon masat e sigurisë në Bregun Perëndimor në prag të zgjedhjeve parlamentare

TEL AVIV, 24 tetor /ATSH-DPA/- Izraeli ka nisur një operacion kundër terrorizmit në zonën e Hebronit, në Bregun Perëndimor të pushtuar, pas një sulmi me armë zjarri ku u vranë dy ushtarë izraelitë, njoftuan ushtria izraelite dhe shërbimi i brendshëm i inteligjencës, Shin Bet.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar të dje në mbrëmje në platformën “Telegram”, ushtria dhe Shin Bet, bënë të ditur se forcat kishin nisur kontrolle të hollësishme dhe të përqendruara në zona të caktuara, me qëllim gjetjen dhe shkatërrimin e bazave të grupeve të armatosura dhe sekuestrimin e armëve.

Gjatë operacionit po merren në pyetje edhe persona të dyshuar.

Operacioni përfshin ushtrinë, shërbimet e inteligjencës, policinë kufitare dhe administratën civile.

Sipas autoriteteve izraelite, ai është kufizuar në zonën nga ku vepruan autorët e sulmit dhe pritet të zgjasë disa ditë.

Dy ushtarë izraelitë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën dje, gjatë një sulmi me armë zjarri pranë Hebronit.

Sipas ushtrisë, dy palestinezët e dyshuar si autorë të sulmit, të cilët ishin nga Hebroni, u vranë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se forcat e sigurisë kishin parandaluar një sulm të rëndë.

Ai njoftoi gjithashtu planet për të mbyllur të gjitha pikat e kalimit drejt Bregut Perëndimor.

Izraeli pritet të zhvillojë zgjedhjet parlamentare të martën, ndërsa konflikti me palestinezët është një nga çështjet kryesore të fushatës.

Politikanët e djathtë kanë premtuar masa të ashpra kundër dhunës palestineze, ndërsa në masë të madhe, kanë shmangur diskutimin për shtimin e sulmeve të kolonëve radikalë izraelitë ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor.

Ushtria njoftoi se do të ndërmerren masa të tjera për të rritur sigurinë në zonë, përfshirë shembjen e ndërtimeve të paligjshme, që mund të përbëjnë rrezik për sigurinë në vendin ku ndodhi sulmi.

Sipas saj, forcat e sigurisë po zhvillojnë gjithashtu operacione kundër terrorizmit në dhjetëra zona të tjera të Bregut Perëndimor.

Banorët e zonës së prekur do të lejohen të largohen përmes tri daljeve të përcaktuara, pasi të merren në pyetje, thuhet në deklaratë.

Masat përfshijnë gjithashtu mbylljen e qytetit të Hebronit dhe të Halhulit, si dhe ngritjen e postblloqeve rrugore.

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës Gjashtëditore të vitit 1967 dhe e ka mbajtur nën pushtim territorin që atëherë.

Sot, në Bregun Perëndimor jetojnë rreth 700 mijë kolonë izraelitë, mes afro tre milionë palestinezëve.

Situata në Bregun Perëndimor të pushtuar është përkeqësuar më tej, që pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, më 7 tetor 2023, dhe luftës që pasoi në Rripin e Gazës.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, që prej asaj date, më shumë se 1 100 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor gjatë operacioneve ushtarake izraelite, përleshjeve të armatosura dhe sulmeve. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.