Sulmohen dy policë gjatë detyrës në Prishtinë, arrestohen një burrë dhe një grua
Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar fizikisht derisa po zbatonin një urdhëresë në rrugën "Vicianum" në Prishtinë. Të dyshuarit, një burrë dhe një grua, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar fizikisht të premten në Prishtinë, derisa po kryenin detyrën zyrtare. Siç raporton “Betimi për Drejtësi”, duke iu referuar raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur në rrugën “Vicianum”, rreth orës 10:00, më 23 tetor.
Sipas raportit policor, dy policët po realizonin një urdhëresë kur janë sulmuar fizikisht nga një burrë dhe një grua, të dy shtetas të Kosovës.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar nga organet e rendit. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, në bazë të urdhër-arrestit, ata janë dërguar në mbajtje, bën të ditur Policia.
Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.