Rajoni

Falimentim i Greqisë? WSJ: FMN po harton planin rezervë

Fondi Monetar Ndërkombëtar po punon me autoritetet kombëtare të vendeve të Europës Juglindore mbi planin rezervë në rast të një dështimi të mundshëm të Greqisë. Kështu citon një burim i FMN-së për “Wall Street Journal”.

Kjo do të thotë se rregullatorët janë duke u përgatitur për një dështim të mundshëm të marrëveshjes së vazhdueshme të ndihmës me Athinën.

WSJ shkruan se bankat greke kanë rol kyç në sistemin financiar të vendeve fqinje, si Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Maqedonia dhe Serbia. “Ne jemi në dialog me të gjitha këto vende. Ne po bisedojmë me to lidhur me planin rezervë që ata mund të kenë dhe masat që mund të marrin”, thotë Jorg Decressin, zv.drejtor për projektin europian të FMN-së.

“Si pjesë e diskutimit, FMN u ka kërkuar mbikëqyrësve kombëtarë të sigurojnë se degët e bankave greke në këto vende kanë mjaftueshëm asete që t’i shkëmbejnë për financim emergjent të bankave qwndrore, në rast se financimet nga banka mëmë ndërpriten papritur. Një tjetër kërkesë është nëse fondet e depozitave të sigurimit janë në nivel të mjaftueshëm”, ka thënë Decressin.

Negociatat mes Greqisë dhe kreditorëve të saj ndërkombëtarë, vendet e tjera të Eurozonës dhe me FMN-në, kanë përparuar shumë ngadalë, pavarësisht paralajmërimeve të zyrtarëve grekë se qeveria shumë shpejt do të mbetet pa para. “Do të ishte idiotësi për çdokënd në botën e ligjeve që të mos shqetësohej në këtë stad”, vijon Decressin për WSJ.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button