Politika

Familja Berisha shton pasuritë e paluajtshme, Topalli tokë në Mullet

Familja Bode “kampion” për blerje bonosh, Mediu ndërron shtëpi “kokë me kokë”

ARTEMISA HOXHA

berisha 1

Blerje trojesh, apartamentesh, autoveturash apo dhe bono thesari janë deklaruar pranë Inspektoratit të Pasurisë nga ish-ministrat dhe familjarët e tyre. Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron pranë IDLKPKI-së vetëm disa llogari bankare dhe pakësime, ndërsa ka përfitime nga dieta në 4170 euro dhe rreth 2000 dollarë amerikanë. Por ajo që bie në sy është pasuria e fëmijëve të tij madhorë, të cilët si subjekt i ligjit duhet ta deklarojnë. Djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzeni, ka blerë një makinë tip BMW në shumën e 85 mijë eurove, me marrjen edhe të një kredie. Kjo gjatë vitit 2012, ndërsa përfiton qira nga vilat në zonën e Farkës në vlerën e 12 mijë eurove. Ai deklaron fitim neto nga aktiviteti në fushën e konsulencës ligjore 5 668 384 lekë. Për vitin 2013, djali ish-kryeministrit ka blerë një shtëpi në qendër të Tiranës në vlerën e 346 500 eurove. Sipërfaqja e apartamentit në qendrën tregtare ETC është 198 metër katrorë, ku shuma e 272 mijë eurove është marrë me kredi, pjesa tjetër kanë qenë nga kursimet e veta. Nga konsulenca e ushtruar ka përfituar 45 milionë lekë të vjetra. Ndërsa apartamentin e blerë në qendër të Tiranës, me një sipërfaqe prej 198 metër katrorë e ka lëshuar me qira, me 4 mijë euro në muaj. Për vitin 2013, Berisha ka përfituar 31 964 euro.

E bija

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, ka blerë gjatë dy viteve apartament me sipërfaqe 50 m² në Gjirin e Lalëzit, (pagesë e kryer nga llogaria e bashkëshortit) në vlerën e 25 220 euro. Gjithashtu ajo ka kryer dhe një pagesë të pjesshme për shtesë rikonstruksioni në vilën në Gjirin e Lalëzit, me vlerën e 45 000 eurove. Viti përpara ndërrimit të pushtetit, të largimit të babait nga froni i drejtimit të vendit, ka shërbyer për Malltezin që të realizojë pagesën për legalizimin e vilës në Gjirin e Lalëzit dhe blerjen e tokës në vlerën e 922 425 lekëve. Në vlera të konsiderueshme kanë qenë dhe përfitimet nga shitja e librave, ku Argita Malltezi ka qenë autore e tyre, duke përfituar mbi 8.5 milionë lekë të vjetra. Ndërsa të ardhurat nga qiratë janë rreth 60 mijë euro.

Topalli

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka blerë tokë në Mullet të Tiranës në një sipërfaqe 300 metër katrorë. Kjo tokë e blerë deklarohet në pasurinë e të shoqit, Ndoc Topalli, i cili shprehet se lekët për të blerë këtë tokë i ka marrë nga llogaria e bashkëshortes, Jozefina. Shuma është 1 800 000 lekë të reja. Familja Topalli ka shpenzuar për shkollimin e së bijës në Universitetin e Francës, 1 200 000 lekë. Personalisht Topalli ka pasur pakësim të llogarive bankare, ndërsa i shoqi ka shituar apartamentet e fituara si pasojë e trashëgimeve në vlerën e 95 milionë lekëve të vjetra.

Ish-ministrat

Ridvan Bode, si ish-ministër i Financave, ka luajtur në tregun e bonove të Thesarit. Ky biznes, që për shitjen e boneve ka qenë në ndikimin e qeverisë “Berisha” gjatë mandatit qeverisës, është realizuar nga e gjithë familja Bode. Bashkëshortja e Bodes ka blerë apartament në zonën e Komunës së Parisit në vlerën e 6 687 100 lekëve. Në vlerën e 175 mijë eurove është dhe apartamenti në rrugën “Sami Frashëri”, që prek zemrën e kryeqytetit, pjesën e ish-Bllokut. Fatmir Mediu, i cili ka pasur postin e ministrit të Mjedisit, ka shkëmbyer apartament kokë më kokë në një sipërfaqe 191.95 m² në rrugën “Sami Frashëri”. Ndërsa me anë të një kredie ka blerë makinën “Volksvagen” në vlerën e 10 mijë eurove. Mediu, tashmë në opozitë, ka mbi supe kredinë në vlerën 146 mijë euro pa paguar. Ndërsa Halimi, në deklaratën e pasurisë, “ankohet” se qiramarrësi i zyrës që ndodhet te kullat binjake nuk e kanë shlyer ende përgjatë dy viteve.

Tabela

Pasuria

Sali Berisha

Për vitin 2012

Paga dhe shpërblime si kryeministër 2 247 780 lekë

Të ardhura nga dieta jashtë vendit 4 170 euro

Të ardhura nga dieta jashtë vendit 1 940 USD

Llogari bankare më e lartë në vlerë 1 826 780 lekë

Zotëron disa llogari bankare në emër të tij dhe të bashkëshortes

Argita Berisha, e bija

Llogari bankare në RB 1 427 790 lekë

Llogari bankare në PB 6 163 499 lekë

Llogari bankare në CB 12 500 euro

Llogari bankare në SPIB 1814 USD dhe 67 676 euro

Llogari bankare në On Capital Bank 8 430 USD

Shitje garazhi në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në vlerën e 45 424 eurove

Të ardhura nga mësimdhënia në universitet private 6 164 794 lekë

Të ardhura “profesional fee” 1 866 USD

Të ardhura nga shitja e pronave të patundshme rr. “Lidhja e Prizrenit” 55 424 euro

Të ardhura nga qiraja e apartamentit 15 600 euro

Shkëlzen Berisha

Llogari bankare pakësuar në ISB me 86 773 euro

Llogari private pakësuar në SEB me 3 500 SEK

Blerë makinë e markës BMW me çmimin 30 mijë euro me llogari personale, plus me kredinë e marrë nga banka SG – vlera e makinës 85 mijë euro

Fitim neto nga aktiviteti në fushën e konsulencës ligjore 5 668 384 lekë

Kredi 55 000 euro, plus 9 650 euro (interesat) për blerjen e makinës BMW, kësti mujor 1 076 euro. Pa shlyer 61 332 euro

Kontratë qiraje marrje të një banese në adresën Kompleksi Garden, në Lundër, Komuna Farkë 12 000 euro në vit

Viti 2013

Sali Berisha

Llogari bankare pakësuar me 730 736 lekë

Hapur depozitë me vlerë 2 000 000 lekë

Llogari e shtuar në emër të bashkëshortes me 483 751 lekë

Llogari e pakësuar në emër të bashkëshortes me 462 584 lekë

Të ardhura nga interesat bankare (Liri Berisha) 21 432,95 lekë

Të ardhura nga dieta në Kuvend 190 519 lekë

Argita Berisha

Blerje apartamenti 50 m² në Gjirin e Lalëzit (pagesë e kryer nga llogaria e bashkëshortit) 25 220 euro

Pagesë e pjesshme për shtesë rikonstruksion vilë në Gjirin e Lalëzit 45 000 euro

Pagesa për legalizimin e vilës në Gjirin e Lalëzit dhe blerjen e tokës 922 425 lekë

Të ardhura nga librat, shitja e tyre 862 064 lekë

Të ardhurat nga qiratë 59 967,36 euro

Shkëlzen Berisha

Apartamenti 198 metra katrorë së bashku me një parking tek ETC për shumën 346 500 euro. Nga llogaria bankare private janë paguar 69 300 euro dhe shuma 272 200 euro është marrë kredi në bankën ISB, me interes vjetor 6.5%

Llogari bankare në euro në bankën ISB, kursimi: 200 000 euro dhe rrjedhëse në 21 096 euro, pakësuar me 7874,29 euro

Të ardhura neto nga konsulenca ligjore si person fizik dhe “Albanian Legal Company” 4 520 814 lekë

Të ardhura nga dhënia e apartamentit të blerë tek ETC me qira 4000 euro në muaj, 31 964 euro

Kontrata qiraja e zyrës në Lundër 400 euro në muaj

Kredi bankare për makinën 9673 euro

Kredi për apartamenti në qendrën ETC 2796 euro

Jozefina Topalli

Viti 2012

Minus 949 057 lekë nga llogaria bankare

Shpenzime shkolle për vajzën ne Francë 1 200 000 lekë

Familja, bashkëshorti, Ndoc Topalli

Ngritje kati dhe restaurim në pronën e familjes në Shkodër 3 500 000 lekë. Pagesa u krye me lekët si kësti i parë i shitjes së një apartamenti në Shkodër dhe 500 000 lekë kursime

Blerje toke are në Mullet 300 metër katrorë, lekët nga llogaria e bashkëshortes, 1 800 000 lekë më 28 gusht 2012

Shitje apartamenti banimi në Shkodër, pronë e trashëguar 5 500,00 lekë

Hapja depozite me afat në BKT 2 500 000 lekë

Të ardhura nga aktiviteti privat (noter) 4 500 000 lekë

Margerita Topalli (e bija)

Paga në Bankën e Shtetit 200 000 lekë

Depozitë bankare 1500 euro

Viti 2013

Shkollimi i vajzës, ndihmë për vazhdimin e doktoraturës 900 000 lekë

Shitje apartamenti banimi në Shkodër, pronë e trashëguar 4 000 000 lekë

Hapje depozite bankare 3 600 000 lekë

Të ardhura si aktivitet privat, noter 3 300 000 lekë

Vajza, Margerita Topalli

Të ardhura nga paga dhe shpërblime në Banka e Shqipërisë 1 000 000 lekë

Paga për mësimdhënie, pedagoge e jashtme 10 000 lekë

Ridvan Bode

Bono thesari për djalin, Eraldo Bode 1 830 000 lekë

Bono thesari 459 000 lekë

Depozitë bankare BKT 2 032 477 lekë

Kredi për apartament 126 000 lekë, mbetur 1 394 000 lekë

Kredi bankare 4024 euro, marrë 15 988 euro

Bono thesari Adela Bode (vajza) 2 000 000 lekë

Viti 2013

Fitime nga bonot e thesarit 630 000 lekë

Fitime nga bonot e thesarit (Eraldo Bode, i biri) 120 000 lekë

Rivlerësim i apartamentit 27 357 000 lekë

Të ardhura nga shpërblimet e ISSH-së 87 542 lekë

Të ardhura nga qiraja e shtëpisë 18 000 euro

Të ardhura nga bonot e thesarit 71 000 lekë

Të ardhura nga bonot e thesarit (Jola bode, bashkëshortja) 453 726 lekë

Të ardhura nga bonot e thesarit, i biri, 151 470 lekë

Bashkëshortja bono thesari 7 850 000 lekë

Apartament banimi, rr. “Komuna e Parisit” 6 687 100 lekë

Apartament banimi sip. 203.1 m², rr. “Sami Frashëri” blerë 175 000 euro

Garazh makine dhënë pa pagesë si pjesë e apartamentit 7 790 euro

Blerje autoveture Audi 990 000 lekë (bashkëshortja)

Arben Imami

Blerje trualli sipas kontratës së ALUIZNI, 132 854 lekë

Përftim nga shitja e pikturave 5 400 euro

Pagesë kredie e përfituar me lehtësira si zyrtar i lartë 195 834,34 lekë, të pashlyera 2 789 935,40 lekë

Bashkëshortja ka përfituar dhurim apartamenti nga prindërit me sipërfaqe 55.5 m²

Viti 2013

Shitje automjeti marka Honda 2 000 euro

Të ardhura nga shitja e pikturave nga punimet e bashkëshortes 8970 euro

Blerje garazhi 28.93 m² në zonën e ish-Bllokut, 10 000 euro

Fatmir Mediu

Për vitin 2012

Dieta 880 euro dhe 2980 USD

Paguar kësti për kredi 180 123,18 lekë – në total shuma 3 382 020 lekë

Paguar kësti për kredi 7 308 euro, kredia e mbetur 153 183,93 euro

Detyrim ndaj firmës “Oto” për blerje apartamenti në Rrugën e Elbasanit 21 000 USD

Viti 2013

Shkëmbim apartamenti me sipërfaqe 149 m² pranë Rrugës së Elbasanit me apartamentin me sipërfaqe 191.95 m² në rrugën “Sami Frashëri”

Blerje autoveture tip Volksvagen, me kredi e marrë në bankë 10 000 euro

Dieta e shërbime 1490 euro dhe 1867 USD

I kanë mbetur 145 436,52 euro kredi pa shlyer

I kanë mbetur 9 830,59 euro pa shlyer nga kredia e marrë për makinën

Eduard Halimi

Viti 2012

Pakësim pasurie, shitje apartamenti 67 m² në Durrës, vlera 65 000 euro

Pakësim pasurie, anulim kontrate tokë truall në Lundër 40 000 euro

Llogari bankare në BKT 75 431 euro dhe 1 285 000 lekë

Llogari bankare 65 003 euro

Gjendje llogarie 802 906 lekë

Të ardhura nga qiratë e zyrës te kullat binjake, si dhe detyrim i prapambetur nga qiramarrësi, debitor rreth 34 000

Për vitin 2013, të ardhura nga qiraja për zyra te kullat binjake rreth 26 000 euro

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button