☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.25 ▼1.49%
ARI 4,046 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,183 ▼ -1.48% ETH $2,325 ▼ -1.63% XRP $1.2910 ▼ -2.68% SOL $100.5600 ▼ -2.07%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.25 ▼1.49 % ARI 4,046 ▼0.13 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.25 ▼1.49 % ARI 4,046 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

Familjaret mbrojne te akuzuarin per perdhunimin e nje te miture

Një ditë pas arrestimit të një 54-vjeçari në Berat, me akuzon për përdhunimin e një të miture, ka reaguar familja e tij. Ata mohojnë akuzat, duke deklaruar se babai dhe bashkëshorti i tyre Resmi Turani është i pafajshëm.

Vajza thotë se babai i saj nuk e ka kryer një vepër të tillë.
“Jam vajza e Resmi Turanit. Jam shumë e sigurt, babai im nuk ka bërë diçka të tillë. Gjithçka është një gënjeshtër. E akuzojnë gjoja ka përdhunuar, por diçka e tillë nuk është e vërtetë. Për këtë jam shumë e bindur. E njoh shumë mirë babain tim se kush është. Gjithçka është një gënjeshtër”, deklaroi e bija e 54-vjeçarit.

Edhe gruaja e tij ka pasur të njëjtin qëndrim. Ajo thotë se vajza 15-vjeçare mund të jetë nxitur nga të tjerë ose e ka bërë për para.

“Është gënjeshtër, është shumë shpifje. Tani për çfarë t’i flas, kur ajo më bëri këtë të keqe. Më përpara nuk kemi patur sherr. Do e ketë futur dikush tjetër, ose ka menduar t’i bëj këtë dhe t’i marr para”, tha ajo.

54-vjeçari Resmi Turani u arrestua dje për marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur R.K. 15 vjeçe, banuese në Berat. Ndërsa nuk sqarohet ende kush ka sinjalizuar për rastin. Nuk dihet as nëse vajza apo familjarë të saj kanë denoncuar në polici 54-vjeçarin, i cili pritet të njihet sot me masën e sigurisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.