roze

Fansja më e çmendur e Bruce Springsteen

Jeanne Heintz e dashuron vërtetë Bruce Springsteen. Fanse e çmendur e këngëtarit legjendar, Heintz, së bashku me të bijën ka qënë në mbi 100 koncerte të tij gjatë gjithë jetës.

Ajo mendon se ëndrra e saj u bë realitet në 2009, kur u ftua në skenë të kërcente me Springsteen gjatë një koncerti në Iovva. Ai madje e mori në krahë. Por duket se fati i mirë i 91-vjeçares vazhdon edhe këtë javë, shtatë vjet më vonë, kur Springsteen e ftoi sërish Heintz për një kërcim gjatë koncertit të tij në St Paul, Minnesota.

66-vjeçari Springsteen dukej se e mbante mend Heintz nga kërcimi i tyre i mëparshëm, dhe e ftoi sërish në skenë. Ata kërcyen së bashki hitin e 1984, “Dancing in the dark”.

Vajza e saj, Jackie Heintz thotë se në moshën e nënës së saj, mund të jetë hera e fundit që sheh një koncert live të Bruce. “Një mënyrë e mirë për ta mbyllur. Muzika e tij ka qënë shumë domethënëse për të”, ka thënë Jackie.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button