☁️
Tiranë 19°C · Vranët 01 May 2026
S&P 500 7,209 ▲1.02%
DOW 49,652 ▲1.62%
NASDAQ 24,892 ▲0.89%
NAFTA 103.16 ▼1.82%
ARI 4,596 ▼0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $77,799 ▲ +1.89% ETH $2,305 ▲ +1.56% XRP $1.3849 ▲ +0.75% SOL $84.4200 ▲ +1.16%
S&P 500 7,209 ▲1.02 % DOW 49,652 ▲1.62 % NASDAQ 24,892 ▲0.89 % NAFTA 103.16 ▼1.82 % ARI 4,596 ▼0.73 % S&P 500 7,209 ▲1.02 % DOW 49,652 ▲1.62 % NASDAQ 24,892 ▲0.89 % NAFTA 103.16 ▼1.82 % ARI 4,596 ▼0.73 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944
01 May 2026
Breaking
Opinion

Fantazma e “8 Janarit” tek PD-ja

Nuk është se zhvillimet e pak orëve më parë prisnin ndonjë gjë më të madhe nga “SHQUP-i”. Vendin më të madh e kishte zënë ngërçi i Kosovës, katrahura amerikano-iraniane dhe nafta. Veçse, pasditen e të enjtes, kronikat mediatike patën ushqimin e mjaftueshëm nga opozita, fillimisht duke parë e komentuar përfaqësuesin e z. Salianji që nuk i mundësohej regjistrimi dhe me radhë Balliut dhe të tjerëve. Mbeti në garë një kandidate e panjohur, ndoshta edhe para shumicës së njerëzve të PD-së, ajo e znj. Mereme Sela, figurë e panjohur për të mëtuar postin e kryetarit përballë Berishës që nënkupton se procesi është thjesht rutinë! Me sarkazmën e tij fine, z. Spahiu, thoshte diçka cinike por gati të drejtë: Rama më shumë mund të ngacmohet se znj. Sela se Berisha. Tek e fundit me Berishën është komod jo vetëm një pjesë e shpurës së tij por edhe shumë njerëz të PS-së. Këta të fundit, në fund të merren me problemet e tyre ngacmojnë duke e mbajtur në fushëbetejë z. Berisha. Veçse është kohë tjetër. Të mendosh që Berisha dikur përballej ndaj Gramoz Pashkos, Eduart Selamit, Azem Hajdarit, Neritan Cekës, Genc Pollos e shumë të tjerëve.

Vëmendjen e njerëzve të politikës e ka tërhequr afati i shkurtër për regjistrimin e kandidaturave, kjo sepse nga publikimi i vendimit deri në dorëzimin e dokumenteve mbetej më pak se një ditë e plotë 24-orëshe. E pakuptueshme ka qenë për publikun, sepse miti i liderit të saj është (ishte) kaq i madh, pasi ai ka nxjerrë jashtë loje personalitete pafund nga rreshtat e kësaj partie që kanë mëtuar të ndryshonin imazhin e saj dhe jo kandidatët që mëtojnë ta sfidojnë.

Grotesku i të gjithës është se: Sali Berisha që e ka mbajtur i vetëm timonin e PD-së dhe e ka përshkruar vetë si protagonist të gjithë historinë e saj, qoftë edhe kur e mori përkohësisht mëkëmbësi i tij Lulzim Basha, tashmë do të përballet me një kandidate gati të paqenë. Kjo tashmë kthehet në tragjedi për këtë forcë, ku shqiptarët ende i besojnë inercisë anemike të saj. Edhe sikur të bëheshin bashkë të tre kandidatët që mëtonin vendin e kryetarit, nuk do t’ia dilnin dot Berishës tek PD-ja. Do gjendesh mekanizmi që Berisha as të mos gërvishtej (siç tha atëherë z. Paloka, zyrtari i lartë i PD-së, kur foli për manipulimin e zgjedhjeve për Bashën, kur ai duhej të fitonte medoemos, si investim i Berishës).

Gabimet nuk do të pushojnë së qeni më kurrë anomali në këtë formacion sepse ato janë ratifikuar me bindjen e ligjit PD-ist: Çfarë thotë Berisha është Ligj dhe i tillë është.

Ajo që kupton një vëzhgues është se vija e fundit që nuk e kalon më dot PD-ja është ajo që ndodhi me 8 Janar 2022 (kur përkrahësit e Berishës me mjete Mesjetare iu vërsulën godinës së SHQUP) ose Fantazma e ngjarjes që fanepset herë si individ, herë si psikologji dhe gjithnjë i frymë. PD-ja është jona, mjerë ai që e prek! Nuk e morën atë ditë, por “fati” do ishte me ta. E ashtuquajtura “Foltorja” e Berishës nuk arriti ta bashkojë partinë, qoftë edhe pas datës 11 qershor 2024, kur Gjykata e Apelit do t’ia kalonte vulën Sali Berishës dhe kjo do ishte fitorja e fundit e tij e egos. Asokohe, grupi i Alibeajt do të shpërbëhej dhe shumica e deputetëve do të kalonin krah Berishës, bash atij që nuk lanë gjë pa i thënë, sidomos deputët e njohur për betejat e tyre në parlament Bardhi dhe Gjekmarkaj. Imazhi i tyre sot është kjo që po ndodh tek PD-ja. Qëndrestarët tashmë janë ndarë, larguar, deziluzionuar, për të mos thënë se gati janë pensionuar dhe harruar, kurse Berisha për të cilën u derdh lot në dorëheqjen e tij pas humbjes së 2013, u rikthye. Ai ka me vete 8 Janarin, të tjerët as aksesin në të. Ndaj kushdo e sheh trishtimin e tyre dhe pafuqinë para 1 PD-ist.

Pas 13 vitesh, gjithnjë e më pak e ndjekin Berishën sepse demokratët janë të zhgënjyer, por më shumë se kaq shqiptarët janë të lodhur me protagonizmin fals, i cili po ia zgjat pushtetin absolut z. Rama. Trashëgimia e madhe politike që shqiptarët i gëzoheshin me gjithë shpirtin në fillim vitet ’90 tashmë është zhgënjimi më i madh i demokracisë. Te PD nuk e kuptojnë se: Demokracia nuk është të bësh vetëm atë që do një pakicë, por duhet që edhe të tjerët t’i lejosh të bëjnë dhe të mbajnë demokracinë. Kjo e la kandidaturën përballë Berishës (një personazh pa CV politike dhe pa staturë ndryshimi) thjesht një numër dhe një emër që do të harrohet, por që nuk bëri dot asgjë për PD-në. Qoftë duke i vlerësuar edhe angazhimin e guximshëm, paçka konjukturave.

Për të tjerët, e vërteta dihet: Ngjarjet e 8 Janarit nuk lanë vetëm vragat e dhunës dhe kulturën bazë të kësaj partie, por mbi të gjitha mungesën e madhe të arsyes dhe fundin demokratik të PD-së. Më 30 Prill 2026, me procesin e regjistrimit, u shfaq vetëm një nga pasojat e 8 Janarit, kurse patologjia është më e madhe. Ajo lidhet me humbjen e frymës për të cilin u krijua PD-ja. Edhe më nostalgjikët nuk mund ta pranojnë se: Berisha i shmanget dhe garës me kandidatët më të papërfillshëm për ta sfiduar. Pas 8 janarit, PD-ja është thjesht një partizë dhe jo partia e madhe e vlerave demokratike të ditëve të para dhe ajo që presim për ndryshimin. (Javanews)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.