☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,530 ▲2.94%
DOW 46,346 ▲2.5%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.30 ▼0.56%
ARI 4,703 ▲3.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,796 ▲ +2.23% ETH $2,095 ▲ +3.86% XRP $1.3429 ▲ +1.9% SOL $82.5800 ▲ +0.54%
S&P 500 6,530 ▲2.94 % DOW 46,346 ▲2.5 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.30 ▼0.56 % ARI 4,703 ▲3.2 % S&P 500 6,530 ▲2.94 % DOW 46,346 ▲2.5 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.30 ▼0.56 % ARI 4,703 ▲3.2 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Fasoneria kryeson eksportet “‘made in Albania” me 260 milionë euro të ardhura

Ekonomia shqiptare në tremujorin e tretë të këtij viti përfitoi 112 milionë euro për shërbime të përpunimit të mallrave të porositura nga jashtë vendit.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, fasonet kryesojnë eksportet shqiptare, me rreth 44% të volumeve totale vjetore. Për gjithë 9-mujorin, të ardhurat totale nga puna me fason arritën në 260 milionë euro, në rritje me 8.3%.

Ky sektor është  i përqendruar kryesisht tek prodhimi i veshjeve dhe këpucëve me porosi nga jashtë, por, në vitet e fundit, ka një zgjerim të spektrit të produkteve që prodhohen në Shqipëri.

Në total, ekonomia shqiptare përfitoi në gjatë 9-mujorit 2017, 864 milionë euro nga shërbimet e eksportuara.

Pjesën kryesore e zënë pikërisht fasonet dhe turizmi, por këtyre iu shtohen edhe shërbimet call center apo ato të teknologjisë së informacionit për kompani të huaja.

Krijimi i një klime të favorshme për biznesin dhe lehtësimi i shumë proçedurave administrative po favorizojnë sipërmarrjen dhe biznesin jo vetëm në drejtim të rritjes së prodhmit por edhe të eksporteve.

Paketa e ndihmës për fasonët e miratur nga qeveria në vitin 2014 me 32 lehtësira fiskale çeli epokën e një zhvillimi të ri për këtë sektor.

Ndër këto lehtësira fiskale përmendim dhënien me qira, të pasurisë shtetërore për industrinë me 1 € kosto e kontratës së qirasë, udhëzimin “Për dispozitat zbatuese të Kodit Doganor”, “Orari i punës së zyrave doganore”. Fuqizimi i rolit të AIDA-s në mbështetje të industrisë; U vendos ngritja e një sporteli “One Stop Shop” të dedikuar për industrinë fason pranë AIDA-s. U negociua për sigurimin e fondeve nga: Marrëveshjet për programe financiare nga donatorë si Kooperacioni Italian & KFW (me një vlerë prej 39 mln EURO), Rikthimi i tatim fitimit të industrisë fason

Rishikimi taksave për përcaktimin e listës së makinerive e të pajisjeve që janë drejtpërdrejt të lidhura me investimin dhe të procedurave të përjashtimeve e të kritereve përkatëse. etj.

Lehtësira fiskale për biznesin edhe gjatë 2018

Sipërmarrja po mbështetet nga nisma konkrete për thjeshtësimin dhe unifikimin e procedurave që ju duhet të ndekin në dyert e administratës publik. Sfida më e madhe e qeverisë është t’u krijojë biznesit dhe sipërmarrjes të gjitha kushtet e nevojshme për t’u rritur, zhvilluar dhe inovuar sa më shumë me teknologji të reja dhe investime të qëndrueshme.

Ndërsa lehtësitë që ofron Portali e-albania, si instrument në dorën e çdo sipërmarrësi, që u kursen kohë dhe shërbehet po në kohë reale nga administrata shtetërore, është një tjeter hap i rëndësishëm në mbështetje te biznesi.

Ndërsa paketa fiskale që shoqëron edhe buxhetin e vitit 2018, vijon të refelektojë përmirësim të proçedura, duke u thjeshtësuar në favor edhe të përmirësimit të klimës së biznesi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.