☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,650 ▼1.21%
DOW 51,893 ▼0.55%
NASDAQ 26,131 ▼2.18%
NAFTA 98.82 ▲2.4%
ARI 4,181 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,408 ▼ -0.97% ETH $2,417 ▼ -0.96% XRP $1.3018 ▼ -2.84% SOL $103.9600 ▼ -1.39%
S&P 500 7,650 ▼1.21 % DOW 51,893 ▼0.55 % NASDAQ 26,131 ▼2.18 % NAFTA 98.82 ▲2.4 % ARI 4,181 ▲0.27 % S&P 500 7,650 ▼1.21 % DOW 51,893 ▼0.55 % NASDAQ 26,131 ▼2.18 % NAFTA 98.82 ▲2.4 % ARI 4,181 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Opinion

Fatura e djegies së Tiranës

Nga Ylli Pata

Djegia e Tiranës në të gjitha nuancat e saj, është konsideruar si një zgjidhje politike. Nga Sali Berisha, partitë opozitare, e tashmë edhe nga Elisa Spiropali.

Kjo zgjidhje politike e përcaktuar tashmë ka faturën e saj. Jo thjesht financiare por politike. Kjo zgjidhje nuk ka ardhur spontanisht por është konsideruar si opsion. Sali Berisha i ofroi Edi Ramës dy mundësi; atë të Çausheskut që u pushkatua dhe Ramiz Alisë që u tërhoq. Elisa Spiropali i ofroi Edi Ramës dialog. Po me kë? Me njerëzit që kanë djegur Tiranën prej katër ditësh?

Kush janë këto njerëz, kë përfaqësojnë dhe çfarë kërkojnë? Ikjen e Edi Ramës edhe?

Diegia e Tiranës është vërtetë një zgjidhje politike por nuk mund të jetë një opsion politik, sado Shqipëria mund të ketë probeleme deficitare politike dhe demokratike.

Djegia e Tiranës është një opsion antidemokratik, antiparlamentar dhe plotësisht antieuropian.

Këtë faturë natyrisht që do ta donte ta merrte Sali Berisha, i cili është një politikan q ënuk ka skrupuj në logjikën e përballjes. Por këtë katrahurë nuk e ka kryer ai. E kanë kryer shërbime sekrete të huaja që kanë fuqinë ta bëjnë këtë.

Megjithatë faturën nuk do ta marrë askush tjetër përveç proxy-ve të tyre. Ata që thonë se ne këtë e kemi thënë e këtë kemi kërkuar.

Djegia e Tiranës nuk është opsion, pasi në një sistem demokratik opsion janë zgjedhjet, është një zgjidhje. Një zgjidhje ekstremę për të arritur një zgjidhje tjetër më ekstremę.

Qëndrimi i sotëm i Elisa Spiropalit nuk është gjë tjetër veçse marrja e autorësisë politike të diegies së Tiranës, e duke i ofruar Edi Ramës dialog.

Dialog me djegësit? Dialog me dhunuesit? Dialog me shkatërruesit? Pikërisht kjo është një argument për debat, pasi realisht siç ka ndodhur në histori palët ndërluftuese edhe flasin, edhe diskutojnë edhe negociojnë, por për çfarë.

Pastaj vjen edhe rasti, kushtet, situate, si mund të negociohet me maska? Me kë duhet të flasë Edi Rama? Me Saliun që i jep alternativën e Çausheshkut, apo me Elisën që i kërkon të bëjë mazhorancën e mëndafshtë?

Në politikë nuk ka shpesh kufij por ka fatura, e kësaj radhe duket qartë se kush e merr përsipër politikisht. Përveç Berishës e ka marrë edhe një pjesë e PS-së…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.