☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,656 ▼1.14%
DOW 51,945 ▼0.45%
NASDAQ 26,123 ▼2.21%
NAFTA 99.00 ▲2.59%
ARI 4,186 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,452 ▼ -1.11% ETH $2,410 ▼ -1.71% XRP $1.2982 ▼ -3.37% SOL $103.1800 ▼ -2.46%
S&P 500 7,656 ▼1.14 % DOW 51,945 ▼0.45 % NASDAQ 26,123 ▼2.21 % NAFTA 99.00 ▲2.59 % ARI 4,186 ▲0.39 % S&P 500 7,656 ▼1.14 % DOW 51,945 ▼0.45 % NASDAQ 26,123 ▼2.21 % NAFTA 99.00 ▲2.59 % ARI 4,186 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Kronika

“Ankesa për policë me veshje civile”- Avokati i Popullit bën bilancin e 72 orëve protestë: 214 të shoqëruar! Shqetës

Ankesa për dhunë gjatë shoqërimit, mosofrim të kujdesit mjekësor dhe punonjës policie me veshje civile pa shenja identifikuese. Këtë bëri të ditur Avokati i Popullit Endri Shabani, në një deklaratë për mediat ku theksoi se shqetësimi i veçantë është për të miturit.

“Gjatë këtyre ditëve kemi marrë ankesa për punonjës policie me veshje civile pa shenja identifikuese. Kjo çështje do të shqyrtohet me prioritet. Pjesa tjetër e ankesave lidhej me ushtrimin e dhunës gjatë shoqërimit, mosofrim të kujdesit mjekësor dhe kalim të afateve për masën e sigurisë”, u shpreh Shabani.

Sipas tij, gjatë inspektimeve në komisariatet e Tiranës, Vlorës, Korçës dhe Shkodrës, si dhe në Bllokun e Sigurisë dhe Spitalin e Traumës, janë konstatuar mbipopullim, kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare dhe mungesa të shtretërve, batanijeve e ngrohjes. Për 26 persona të mbajtur në Bllokun e Sigurisë, pretendimet dhe shenjat e dukshme të dhunës janë pasqyruar në procesverbalet përkatëse.

Shqetësim i veçantë është ngritur për të miturit e marrë në pyetje pa praninë e prindit ose kujdestarit dhe të psikologut. Gjithashtu, po verifikohen dëshmi për rreth 12 të mitur që dyshohet se janë mbajtur të izoluar në ambientet e një ministrie.

Avokati i Popullit i ka kërkuar Policisë së Shtetit identifikimin e plotë të efektivëve dhe ndarjen e të miturve nga të rriturit, ndërsa Ministrisë së Brendshme i ka kërkuar përmirësimin e menjëhershëm të kushteve në Bllokun e Sigurisë. Ai theksoi se gjetjet janë paraprake dhe verifikimet do të vijojnë.

Sipas tij Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës, pranë Avokatit të Popullit, ka kontaktuar 214 persona të privuar nga liria gjatë monitorimit të protestave të katër ditëve të fundit.

Fjala e Avokatit të Popullit

“Të nderuar gazetarë, faleminderit që erdhët.

Sot do t’ju japim gjetjet paraprake të monitorimit që Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës, pranë Avokatit të Popullit, ka bërë gjatë protestave të këtyre katër ditëve. Dua të theksoj se këto janë gjetje paraprake. Çdo rast po verifikohet një nga një.

Së pari, dua të shpjegoj mandatin e Avokatit të Popullit dhe të Mekanizmit. Mekanizmi ka të drejtën ligjore të vizitojë pa paralajmërim çdo vend ku një person është i privuar nga liria: komisariate, ambiente shoqërimi, paraburgime dhe institucione shëndetësore. Avokati i Popullit shqyrton gjithashtu ankesat për abuzim nga çdo organ publik, përfshirë Policinë e Shtetit.

Ky mandat mbron të drejtat e të gjithëve: protestuesve, qytetarëve që kalonin rastësisht, pronarëve të bizneseve që u dëmtuan, por edhe punonjësve të policisë.

Por Kushtetuta e ka kufizuar këtë mandat në monitorim, në dokumentimin e së vërtetës dhe në nxjerrjen e rekomandimeve. Kushtetuta nuk na mundëson që ne të marrim masa vetë ndaj punonjësve që abuzojnë me detyrën. Për këtë qëllim, ligji ka parashikuar mekanizma të tjerë, të cilët kanë kompetencat dhe burimet e nevojshme.

Në këtë kuadër dua të raportoj se në 72 orët e fundit ekipet tona kanë qenë të pranishme në komisariatet nr. 1 deri nr. 6 në Tiranë, në Bllokun e Sigurisë, në Spitalin e Traumës, si dhe në komisariatet e Korçës, Vlorës dhe Shkodrës.

Në 72 orët e fundit kemi kontaktuar 214 persona të privuar nga liria. Kemi biseduar konfidencialisht me të shoqëruar, të arrestuar, të lënduar, me mjekë dhe psikologë. Në Spitalin e Traumës, më 14 dhe 15 tetor, kanë marrë shërbim 128 persona: 86 punonjës policie, 38 protestues dhe 5 të mitur. Një pjesë e mirë e tyre i kemi intervistuar dhe u kemi administruar ankesat.

E drejta për tubim paqësor është e garantuar nga Kushtetuta. Protestuesit duhet ta ushtrojnë atë paqësisht. Ne dënojmë çdo akt dhune. Dënojmë dhunën ndaj policëve. Dënojmë dhunën ndaj protestuesve. Dënojmë dëmtimin e pronës publike dhe të pronës private, përfshirë bizneset.

Shteti ka detyrimin të mbrojë rendin, dhe policia ka të drejtë dhe detyrim të përdorë forcë kur është e domosdoshme, në masë proporcionale.

Çdo punonjës që ushtron forcë duhet të jetë i identifikueshëm. Identifikimi mbron qytetarin nga abuzimi dhe mbron policin nga akuzat e pabazuara.

Ankesat. Gjatë këtyre ditëve kemi marrë ankesa për punonjës policie me veshje civile pa shenja identifikuese. Kjo çështje do të shqyrtohet me prioritet. Pjesa tjetër e ankesave lidhej me ushtrimin e dhunës gjatë shoqërimit, mosofrim të kujdesit mjekësor dhe kalim të afateve për masën e sigurisë.

Të miturit. Të miturit kanë prioritet në punën tonë. Komisionerët tanë kanë administruar deklarimet e tyre, të dhëna para psikologes klinike në Spitalin e Traumës. Po verifikojmë dëshmi për rreth 12 të mitur që janë mbajtur të izoluar në ambientet e një ministrie. Ky rast po verifikohet, dhe do t’ju raportojmë gjetjet e hetimit tonë.

Çfarë kemi vëzhguar gjatë monitorimit. Në të gjitha komisariatet e inspektuara, ambientet ishin mbi kapacitet. Kushtet në Bllokun e Sigurisë janë të papranueshme. Kemi gjetur të arrestuar që flenë dy vetë në një shtrat, ose mbi sfungjerë në dysheme. Mungojnë batanijet dhe ngrohja. Uji i pijshëm sigurohej nga familjarët. Mungojnë sapuni dhe letra higjienike. Shërbimi mjekësor është i pjesshëm përballë kërkesave të shumta.

Kemi evidentuar të mitur të ndaluar që janë marrë në pyetje pa praninë e prindit ose kujdestarit dhe të psikologut. Kjo nuk përputhet me kërkesat e ligjit dhe standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve.

Kemi parë persona me shenja të dukshme dhune. Për 26 persona në Bllokun e Sigurisë, pretendimet dhe shenjat janë pasqyruar në procesverbalet e konstatimit.

Librat e evidentimit të të shoqëruarve kishin mangësi në regjistrimin e plotë të informacionit.

Për sa më sipër, kërkojmë nga Policia e Shtetit identifikim të plotë të punonjësve në çdo operacion dhe ndarje të të miturve nga të rriturit, në çdo rast dhe gjatë gjithë kohës. Nga Ministria e Brendshme kërkojmë përmirësim të menjëhershëm në Bllokun e Sigurisë: ujë, ushqim, shtretër, ngrohje, higjienë dhe mjek në çdo kohë.

Në mbyllje, dua ta përsëris edhe një herë thirrjen: çdo person që ka pësuar dhunë ose dëm, qytetar, protestues, pronar biznesi apo punonjës policie, mund t’i drejtohet Avokatit të Popullit. MKPT do të vazhdojë monitorimin në terren”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.